Ushqimet që nuk duhet t’i konsumoni në darkë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ekzistojnë disa ushqime që mund të jeni duke i konsumuar për darkë, të cilat ju bëjnë të shtoni në peshë ose të mos bëni një gjumë të mirë gjatë natës. Gjithmonë duhet të keni parasysh ti qëndroni larg disa lloje ushqimesh,për më tepër kur behet fjalë në mbrëmje.

Ushqimet me niseshte:Patatet, makaronat dhe orizi janë të gjitha shembuj të ushqimeve me niseshte që hahen shumë shpesh për darkë. Por këto ushqime rrisin nivelet e sheqerit dhe insulinës në gjak, duke bërë të mos digjen energji.
Mos hani ushqime pikante

Ushqimet pikante nuk janë të mira për t’u ngrënë gjatë darkës. Ato mund të shkaktojnë urth ose djegie, veçanërisht kur shtriheni direkt pasi keni konsumuar darkën.
Hiqni dore prej karbohidrateve

Nëse në darkë konsumoni karbohidrate që nuk i digjni më pas, ato do të shndërrohen në yndyrë dhe do të ruhen në trup duke rritur peshën trupore. Këto ushqime duhen shmangur me çdo kusht gjatë darkës.Mund të konsumoni një pjatë makarona gjate drekës, ide më e përshtatshme.
Mos hani ushqime të yndyrshme

Ushqimet me yndyre janë me të vështira për tu tretur në dark sidomos të skuqurat, ose patatinat. Ndoshta ju surprizon që përfshihet në listë, por majonezi ndikon në shkarkimin e ujit nga organizmi. Konsumimi i majdanozit në darkë do të bëjë që të zgjoheni disa herë gjatë natës për të urinuar, çka do të shkaktojë lodhje dhe gjumë të çrregullt.

Alkooli
Pirja e alkoolit do t’ju shtojë oreksin dhe do të keni nje fryrje në barkut.
Shmangni çokollatën
Kafeina në çokollatë e bën atë të mos jetë ideale për t’u ngrënë në orët e vona të natës.

Lexo edhe :  Kur gripi mund të shkaktojë paralizë? Shkenca zbulon sekretin

Mishi dhe prodhimet e tij.
Tretja e mishit kërkon shumë energji, rrjedhimisht Mishi, veçanërisht mishi i kuq, përmban shumë proteina dhe yndyra. Prandaj, merr shumë kohë për t’u tretur dhe në këtë mënyrë do ju bëjë të qëndroni zgjuar ose të bëni një gjumë të pa rehatshëm.

Akullorja
Akullorja ka përmbajtje të lartë sheqeri, duke konsumuar akullore trupi do të furnizohet me energji, që organizmi nuk mund ta djegë në orët e vona të darkës. Kështu, rezervat e tepërta të sheqerit do të shndërrohen në masa dhjamore, që askush nuk do t’i dëshironte t’i kishte me tepricë./St.Su/Fjala.al

 

Të fundit

2 dekada në koma, ndërron jetë “Princi i Fjetur” i Arabisë Saudite

Princi saudit Al- Waleed bin Khaled bin Talal Al Saud, i njohur gjerësisht si “Princi i fjetur”, ka ndërruar...

Rrëshkitësja “Rosebud” nga “Citizen Kane” shitet në ankand për 11 milionë paund

Një objekt i dhuruar nga një regjisor, i cili e mori gjatë pastrimit të një studioje, bëhet pjesa e dytë më e vlefshme e...

Zoti President, heshtja juaj është më e zhurmshme se çdo fjalim

Nga Fejzo Subashi Zoti President, Në një kohë kur rajoni lëkundet në pasiguri, kur tensionet në Kosovë prekin drejtpërdrejt sigurinë kombëtare të shqiptarëve, kur liderë botërorë...

Paga 500 euro dhe strehim, skema që po sjell punëtorët afrikanë në Shqipëri

Fatima, 28 vjeçe, është një nga punonjëset më të reja në bar-restorantin “Lulishte 1 Maji”, në zemër të kryeqytetit. Prej pak javësh, ajo është...

“Shkruaja për gazeta që sot janë mbyllur, siç po mbyllet dhe ‘Panorama’”

Nga Shpëtim Luku Gazetarinë e shkruar e kam dashur me pasion. Para se të bëhesha gazetar profesionist, kisha mbi 180 shkrime të botuara në gazeta...

Lajme të tjera

Web TV