Nënë Tereza dhe Justina Shkupi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje
Nga Sadik Bejko

Data 26 gusht është dita të përkujtojmë Nënë Terezën. Një shenjtore e kishës katolike. Një pasaportë për botën e Shqipërisë. Një figurë tashmë internacionale. Vetë fjala ‘katolike’ dmth universale.
Por inspiruar prej saj, prej Terreza Bojaxhiut, do të përmendja dhe një shkupjane tjetër, gruan me emër, do të thosha, infermieren Justina Shkupi.
Kjo grua, kjo Justina kush është? Kush është Justina Shkupi?
Dhe pa qenë krah më krah me njëra-tjetrën, çfarë i lidh Justinën me Gomxhen?
Murgeshën Nobeliste, Nënë Terezën e Kalkutës nuk e lejonte regjimi i Enver Hoxhes të vinte në atdhe, në Shwipëri. Që ajo të merrte lejën e ardhjes në Shqipëri, për vizitë, kishin ndërhyrë te autoritetet më të larta shqiptare personalitete si princesha Diana e Anglisë, apo dhe Sharl De Goli, presidenti i Francës.
Pati ndërhyrje dhe nga OKB-ja …
Ishte vonë, ishte koha e Ramiz Alisë kur, më së fundi, atë e lejuan të realizonte ëndërrën, ngulmimin e saj, ardhjen në vendin e origjinës.
Nënë Tereza erdhi tek ne në gusht të vitit 1989. Atë gruan e hyjnizuar, e priti këtu e kundërta e saj, një figurë e helmët si Nexhmija e Hoxhajve.
Ajo Tereza e Kalkutës, si fetarisht e përvuajtur, dinte të hante bukë dhe me gjarpërin. Dinte helmin ta shndërronte në ëmbëlsi. Një jetë të tërë ishte përgatitur që helmin komunist ta gëlltiste. Dhe këtij helmi nuk iu tremb.
Ajo kishte peng në Tiranë dashurinë e disa prej njerëzve më të afërm që koha e kuqe .. ia kishte varrosur pa praninë e saj. Kishte varrret e nënës dhe të së motrës.
Ajo mbase donte t’i ringjallte ato me uratat. Me lotët e vonuar mbi barin e varreve. Ishte Tereza e shenjtë që po zbriste dritën e Hyjit në tokën e harruar.
Çudia qëndron përtej propagandës, që sipërfaqësisht, duket se po e shqiptoj.
Në Tiranë Nënë Tereza, veç të afrëmve, kërkoi të dinte se ku e kishte varrin, shoqja e saj e bangës në shkollën fillore të Shkupit. Ku e kishte varrin mikja e saj e fëmijërisë, Justina Shkupi?
Kush ishte kjo, kush e njihte Justina Shkupin? Ku, me kë kishte banuar?
Ku e ka varrin, këmbëngulte Nënë Tereza?
U desh të vinte profesor Bardhosh Gaçja nga Vlora që të gjente se ku e kishte varrin Justina Shkupi, mikja e fëminisë e Nënë Terezës.
Dikur të dyja gocat nga Shkupi, Gonxhja dhe Justina, ishin ndarë për të mos u parë më. Më tej ato ishin bërë të dyja internacionaliste. Secila në mënyrën e vet.
Petro Marko e ka personazhe të romanit “Hasta la Vista” infermieren shqiptare “motrën Justina Shkupi”, luftëtaren e brigadave internacionaliste të Luftës së Spanjës.
Pas Spanjës, Justina shërbeu si infermiere në Tiranë. Pa njeri, pa shtëpi, ajo jetoi ne ferrin e barakave pranë spitalit civil (sot spitali Nënë Tereza). Si infermiere beqare kështu e shtyu jetën deri nga fundi i viteve ’70 të shekullit që shkoi.
Petro Markua, ish- interbrigadisti, sivëllai i saj i Spanjës, me lekët nga honorari i romanit “Nata e Ustikës”, i bëri një pllakë betoni, i vuri dhe emrin mbi varr, asaj Justina Shkupit, që vdiq pa njeri.
Dëshmitar dhe amanet për varrin e Justinës la Bardhosh Gaçen.
Shkupiania tjetër internacionaliste, Nënë Tereza, me lule në duar, në gushtin e vitit 1989 kërkonte gjurmët eJustina Shkupit, që kish vdekur e bjerrë. Në humbësi. Ajo që kishte shërbyer si infermiere në Shkup, kish shërbyer si infermiere në Spanjë, si infermiere në Tiranë ku i kishte gjurmët?. Me kohë asaj i ishte shuar dhe emri mbi betonin e varrit që nuk e vizitonte askush në Shtish-Tufinë.
Petro Markua ishte plakur dhe e kishin mbuluar hallet. Kishte humbur lidhjet.
Ku ta gjenin tani Justinën, atë gruan pa shenjë dikund ?
Kur asaj në Shqipëri iu shua dhe emri mbi varr, emri i “motrës Justina Shkupi”, i ndihmësmjekes shqiptare që në Spanjë i kishte asistuar Norman Bet’hynit, mjekut të tre kontinenteve, përmendej në regjistrin ndërkombëtar të vullnetarëve në Luftën e Spanjës.
Larg atdheut të saj atë e kujtonin. Për nder të saj në ato vite ne Madrid një rrugë mori emrin Justina Shkupi.
Bardhosh Gaçja mbante mend një gorricë, pllakën e varrit me emër… por pas dhjetë viteve, gorrica ishte prerë, pllakat e varreve ishin thyer. U hap regjistri i varrezës me emrat e të vdekurve dhe…
Bardhosh Gaçja e çoi Terezën e Kalkutës te varri i Justinës në varrezat e Shtish-Tufines.
Tereza i vuri lulet mbi varr Justines.
Dy shkupiane, dy internacionaliste tjetërsoj. Njëra murgesha ndërkombëtare, sot shenjtorja Nënë Tereza, tjetra, infermierja interbrigadiste, Justina Shkupi.
Të dyja shqiptare.
Vallë të dyja murgesha?
/Fjala.al/Ke.Ba

Të fundit

Ylli Pata: Pse Berisha po i shmanget greminës që mund ta rrëzojë përfundimisht?!

Edi Rama, përpra zgjedhjeve solli një historik të Sali Berishës në të gjitha votimet ku ai kishte humbur. Të...

Egnatia shkruan historinë, mposht Vllazninë 4-0 dhe ngre titullin e dytë

Egnatia e Rrogozhinës është kampione e Kategorisë Superiore për të dytin vit radhazi. Skuadra e Edlir Tetovës triumfoi bindshëm 4-0 në finale ndaj Vllaznisë në...

Pse Blendi Gonxhe ka marrë kaq shumë vota? Ministri jep argumentet e tij

Blendi Gonxhe është socialisti më i votuar në Vorë. Ai ka siguruar 4759 vota. Në një lidhje live për emisionin Dekalog nga Roland Qafoku...

ANALIZA – 11 maji, referendumi për fundin e berishizmit

Fitorja e Partisë Socialiste në 11 maj, që projektohet deri në 83 mandate, është padyshim në një përqindje që i bën keq demokracisë shqiptare...

Spartak Ngjela: Fatkeqësia e PD është Sali Berisha

Për të bërë një analizë konceptuale për Zgjedhjet 2025 në panelin e “Shqipëria Voton” në Top Channel, moderatorja Grida Duma, kishte avokatin Spartak Ngjela. Sipas...

Lajme të tjera

Web TV