4 viktima janë shënuar nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë, ndërkohë që numri i rasteve të reja ka shkuar në 157.
52 raste janë shënuar në Prishtinë ndërkohë Gjilani ka shënuar 15 raste, Gjakova dhe Prizreni 12 kurse Vushtrria 11.
NJOFTIMI NGA IKSHPK
154 TË SHËRUAR DHE 157 RASTE ME COVID-19!
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR dhe në laboratoret private, janë testuar gjithsej 511 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 157 raste pozitive. .
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 52 raste, komuna Gjilan 15 raste, komuna Gjakovë 12 raste, komuna Prizren 12 raste, komuna Vushtrri 11 raste, komuna Ferizaj 7 raste, komuna Malishevë 6 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Podujevë 5 raste, komuna Kamenicë 4 raste, komuna Mitrovicë 4 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Dragash 2 raste, komuna Lipjan 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Pejë 2 raste, komuna Rahovec 2 raste, komuna Shtime 2 raste, komuna Suharekë 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Graçanicë, Kaçanik, Skenderaj dhe Zubin Potok./Fjala.al/Ke.Ba