Mbi shoqaten Tirona Intelektum.
Me keqardhje verej se shoqata Tirona Intelektum, TI, po ecen ne rrugen e veteshkaterrimit te saj. U themelua para dy vitesh nga tironas me mbiemra si Mulleti, Zela, Llagami, Gjinali, Bogdani, Arbana, Tabaku, etj.. Me pas u shtuan te tjere si Vaqarri, Toptani, Vorpsi, Deda, etj., plot mbiemra qe i kane dhene nder Tiranes tone. U be nje komunitet i bukur qytetaresh qe nuk prisnin se cfare do te perfitonin te nesermen nga shoqata TI, perkundrazi, shumica dhane gjera nga vetja, kush kohen, kush mbeshtetje te formave te tjera, te gjithe sipas mundesise. Gjithnje me anen e bukur te idealizmit me te paster qytetar. U realizuan me shume sukses edhe disa aktivitete shoqerore per te cilat jemi te gjithe shume te kenaqur. Por qe ne fillim linden disa fenomene negative qe mbase, edhe prej largesise, nuk u pane me kujdesin e kerkuar. Disa mbiemra themelues u bene “armiq” menjehere, se emrat Llagami e Gjinali dhe u perjashtuan ose u vune ne kushtet e “largimit vullnetar”. Pas tyre u largua nje tjeter mbiemer si Dingu, pas tij Deda. E me siguri ka edhe te tjere qe une vete si njoh direkt. Se fundi u perjashtua nje Vorpsi. Tani mbetet te presim cili mbiemer do shpallet si “armik” i Tirona Intelektum per tu perjashtuar, pra me siguri dhe i qytetit te vet. Ka gjasa qe edhe une te jem nder armiqte tanime Tani TI eshte ne krize te thelle, mbase edhe per ekzistencen e saj. Kryesia e TI tashme eshte ne perplasje te forte me kryetaren aktuale dhe me sa duket ceshtja po shkon ne gjykate. Cdokush pretendon te drejten e vet, por shoqata keshtu me kete rruge nuk shkon larg…
Sa keq. Nisi aq bukur dhe per pak kohe po ecen keshtu. Sic ndodh zakonisht ne Shqiperi, te bukurat zgjasin jo me shume se 2 vjet. Pavaresisht se cila pale arrin te fitoje ne fund, qe per mua do kete me siguri vetem vlere morale per personat e etiktuar si “armiq” apo “puciste”, sipas gjuhes se enverit qe ne e njohem per 50 vjet. Por une besoj se do jete e plote humbja jone qytetare. Personalisht mendoj se mjaft jane ndare tironsit ne te djathte e te majte, ne pd a ps. Por ndarja jone e metejshme ne shoqata, aq me teper ne formacione te majta apo te djathta mendoj nuk e ndihmon qytetarine, as shoqerine e brendeshme te qytetit. As ne kohen e qoftelargut nuk u katandisem tamam keshtu.
Paskemi qene realisht goxha te paafte sic duket… Mire eshte ta shohim realitetin ne sy gjithnje./Fjala.al/Ke.Ba