Zgjedhjet në Mal të Zi/ Rama mbështet Gjukanoviçin: Çdo votë kundër tij shtyn vendin pas

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka surprizuar ditën e sotme teksa në një mesazh të miksuar shqip, serbisht dhe anglisht ka deklaruar hapur mbështetjen e tij për kandidatin për kryeministër Milo Gjukanoviç në zgjedhjet e 30 gushtit në Malin e Zi.

Rama thotë se Mali i Zi është yll në shndritje dhe model në Ballkan për t’u ndjekur falë qeverisjes së deri tanishme të Milo Gjukanoviç.

Më tej ai thotë se çdo votë kundër Gjukanoviç është hap pas për Malin e Zi, pasi ai e ka shpëtuar të ardhmen e vendit në të shkuarën dhe s’ka kohë për të bërë eksperimente.

“Nuk më takon mua të gjykoj çfarë nuk ke bërë ende për Malin e Zi i takon qytetarëve të tu. Por ajo që unë mund t’i them atyre është pa dyshim, se ajo çfarë Gjukanoviç ka bërë për Malin e zi duhet t’ju bëj krenar dhe të sigurtë për fëmijët e tyre.

Nuk e di se si do të ishte Mali i Zi pa Gjukanoviçin. Por ajo që ne dimë është se Mali i Zi është i pakrahasueshëm me vendin e varfër që e mori Gjukanovic. Çdo votë që shkon kundër Gjukanovicit mund të shtyjë vendin pas. Nuk ka askush sot që mund të shpëtojë të ardhmen e Malit të Zi, se sa ai që e ka shpëtuar në të shkuarën.

Nuk ka kohë për eksperiment që sjellin paqartësi dhe regret. Është shumë e nevojshme të mbështesim fort Milo Gjukanovic në 30 gusht dhe të vazhdojmë punën e mrekullueshme që e ka bërë Malin e Zi, yllin në ngritje të rajonit, vendin model, dhe një vend më të mirë për qytetarët e tij. Ju uroj fat. Dhe ju lutem fitoni.

Lexo edhe :  Zbulohen faktet dhe provat e reja të SPAK-ut kundër Erion Veliajt

Zoti qoftë gjithmonë me ju dhe bekoftë Malin e Zi, në çdo hap. Faleminderit, Milo që ekziston. Jo vetëm për Malin e Zi por edhe për Shqipërinë, për shqiptarët në Malin e Zi, në Kosovë, kudo në rajon. Zoti qoftë me ju dhe e bekoftë malin e Zi në çdo hap,”– thotë më pas kryeministri në anglisht.

Por ndërkohë Rama nuk ka thënë asnjë fjalë për partitë shqiptare në Malin e Zi që do kandidojnë në koalicion. Nga ana tjetër atyre u ka dalë krah lideri i opozitës Lulzim Basha i cili u bëri thirrje gjithë shqiptarëve në Malin e Zi të votojnë koalicionin shqiptar.

Të fundit

Nis mbledhja e Partisë Socialiste, Rama mbledh në seli drejtuesit politikë

Rama mbërrin me Ulsi Manjen per mbledhjen e drejtuesve politik në PS.

Tuneli nënujor që do të ndryshojë hartën rrugore dhe hekurudhore të Evropës

Në brigjet e Detit Baltik, në jug të Danimarkës, po merr formë një mrekulli e madhe inxhinierike – copë pas betoni gjigante – që,...

Seanca në Apelin e GJKKO, Veliaj: Saliu e akuzoi SPAK si organizatë kriminale

Shqiptarja.com zbardh pjesë nga fjala e Erion Veliajt në Apelin e GJKKO, ku kërkon lirinë. Duke folur për ‘provat e reja’ që SPAK ka dorëzuar,...

Rama inspekton kantierin e Unazës së Re në Durrës

Kantieri i unazave të Durrësit është një tjetër projekt i rëndësishëm për qytetin, i cili synon jo vetëm lehtësimin e trafikut në qytet, por...

Kandidatët e 11 Majit / Para Kryesisë, Rama mbledh drejtuesit politikë në seli

Ndërsa sot në mesnatë është afati i fundit për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë, kryeministri Edi Rama do të mbledhë drejtuesit politikë...

Lajme të tjera

Web TV