“Zona e lirë” e Arian Çanit  “ikën” nga Klan, emisioni i tij ndryshon ekran

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sezoni i ri televiziv po shoqërohet me ndryshime të mëdha, thuajse në të gjitha ekranet. Këtë vit do të ketë edhe lëvizje të bujshme.

Mësohet se emisioni “Zonë e lirë”, që prej 17 vitesh drejtohet nga Arian Çani, nuk do të shfaqet më në sezonin e ri, në ekranin e Tv Klan.

Gjatë sezonit të ri, Çani pritet ta transmetojë emisionin e tij në kanalin e Abc News, kanal që është shitur nga pronari i Tv Klan, Aleksandër Frangaj.

Nuk dihet ende nëse ka ndonjë konflikt që e ka bërë Çanin të heqë dorë nga ekrani i TV Klan, për t’u larguar. Atij mësohet se nuk i është rinovuar kontrata dhe largimi shihet i sigurt.

“Zonë e Lirë” e nisi  transmetimin në Telenorba në vitin 2003, për t’u transferuar më pas te Tv Klan dhe më tej në Vizion Plus. Prej vitesh tashmë, ky emision shfaqej në Tv Klan./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e vajzës dhe fqinjit në Itali

Taulant Malaj, 47-vjeçari shqiptar i akuzuar për vrasjen e vajzës së tij 16-vjeçare, Jessica Malaj, dhe fqinjin Massimo De...

Ylli Pata: Harresa e qëllimshme e 11 majit, çfarë ndodhi realisht në zgjedhje?

Po hyjmë në muajin e dytë pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, e në debatin publik duket se kemi një jetë. Me një tendencë të...

Trump: Ndërpresim menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se po ndërpret menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë, ndërsa vendi synon të fillojë zbatimin e një politike...

Samiti i BE: Mbështesim vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt anëtarësimit

Krerët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian u mblodhën dje në Bruksel për të biseduar për sanksione më të ashpra kundër Rusisë, mënyrat...

Gjykata Supreme e SHBA-së mban anën e prindërve kundër librave me temë LGBT

Gjykata Supreme e SHBA-së ka vendosur në favor të një grupi prindërish në shtetin e Merilendit, të cilët kërkuan që fëmijëve të tyre t’u...

Lajme të tjera

Web TV