Drejtori i Përgjithshëm i TikTok jep dorëheqjen pas kërcënimeve të Trump

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtuesi ekzekutiv i TikTok, Kevin Mayer njoftoi të mërkurën se po jepte dorëheqjen, pak më shumë se 100 ditë pasi ish-ekzekutivi i Disney u bashkua me aplikacionin më të madh në botë për video të shkurtra. Ai iu bashkua aplikacionit të famshëm në mesin e majit të këtij viti.

Lajmi erdhi vetëm disa ditë pasi TikTok e ka paditur qeverinë e SHBA për ndalimin e aplikacionit i cili pritet të ndodhë në të ardhmen e afërt. Aplikacioni, në pronësi të ByteDance, është mes tensioneve midis Pekinit dhe Uashingtonit, i cili akuzon aplikacionin se paraqet një kërcënim të sigurisë kombëtare për Sh.B.A.

Më 6 gusht, Presidenti Donal Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv për të ndaluar TikTok nëse ByteDance nuk shet operacionet e saj në SH.B.A. Aplikacioni ka afat deri në mes të nëntorit për ta bërë këtë ndryshim.

Vanessa Pappas, aktualisht menaxhere e përgjithshme e TikTok, raportohet se do të bëhet drejtuesja e përkohshme e kompanisë së shumë-përfolur kineze.

La.Mi/Fjala.al

Të fundit

Kushteve atmosferike të paqëndrueshme! Ja sa do të jenë temperaturat sot

Sipas njoftimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, dita e sotme pritet të karakterizohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme në...

Franca do të hedhë nga ajri 40 ton ndihma humanitare në Rripin e Gazës

Franca njoftoi të martën se do të hedhë nga ajri 40 ton ndihma humanitare në Rripin e Gazës duke filluar nga e premtja. “Ne do...

Spanja rrit lejen prindërore të paguar në 19 javë

Qeveria e majtë e Spanjës miratoi të martën një reformë për të zgjatur lejen prindërore të paguar nga 16 në 19 javë për prind,...

1629 – Tërmet në Napoli, katastrofa shkatërrimtare me 10 mijë të vdekur

Më 1629, një tërmet i fuqishëm goditi zonën e Napolit në Italinë jugore, duke shkaktuar vdekjen e afro 10.000 personave dhe duke lënë gjurmë...

Tërmet me magnitudë 8.8 në Rusi, alarm për cunami në të gjithë Paqësorin

Një tërmet me magnitudë 8.8 ballë, më i forti në rajon në gati 73 vjet, goditi në orët e para të mëngjesit pranë Gadishullit...

Lajme të tjera

Web TV