Mema: Ky sukses, triumf i trajnerëve shqiptarë, premton për të ardhmen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktualisht, së bashku me Tiranën e ardhur nga Liga e Kampioneve, por edhe me 3 skuadrat e kualifikuara të enjten në mbrëmje, janë katër skuadra shqiptare që vazhdojë rrugëtimin e tyre në veprimtarinë e dytë të klubeve të kontinentit. Për specialistin e futbollit dhe ish-trajnerin e njohur, Sulejman Mema, ky është një sukses i futbollit shqiptar, që do të ketë efekte pozitive për rritjen e konkurrencës edhe në kampionatin vendës.

“Sigurisht, të gjithë duhet të ndihen mirë me këtë arritje të skuadrave shqiptare, – tha ai, i cituar nga faqja zyrtare në Internet e Federatës Shqiptare të Futbollit. – Kjo vlen edhe për rritjen e rivalitetit në kampionatin shqiptar, sepse kur skuadrat përfitojnë nga ana sportive dhe nga ana ekonomike, rrjedhimisht rritet dhe cilësia.

Merkato do të sjellë prurje cilësore dhe investimet te moshat do të jenë edhe më të mëdha, sepse aty është e ardhmja.”
Mema evidentoi edhe shkollën e trajnerëve të FSHF-së, që ka gjithashtu pjesën e vet të rëndësishme në këtë triumf. “Njëkohësisht dua të theksoj se ky është edhe suksesi i shkollës së trajnerëve shqiptarë, – theksoi ish-futbollisti dhe ish-trajneri i njohur kryeqytetas.

– Trajnerët e të katër skuadrave që janë kualifikuar tanimë për në turin tjetër të Ligës së Evropës kanë dalë nga shkolla e trajnerëve të Federatës Shqiptare të Futbollit.”
“Kjo konfirmon faktin e trajnerët shqiptarë kanë arritur maturinë e duhur për të drejtuar skuadra, jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë vendit”, – tha Mema.

Në fund, specialisti i ekipeve kombëtare theksoi se “elementët e rinj kanë bërë diferencën, lojtarë të dalë nga ekipet e moshave e që po konfirmohen në nivele të larta. “Janë elementë që janë edhe pjesë e ekipeve kombëtare aktualisht”, – përfundoi Sulejman Mema.

Të fundit

Shqipëria me shifra alarmante, e katërta në Evropë për numrin e të burgosurve

Në Shqipëri burgjet janë të tej mbushura, në raport me shumicën e Evropës. Sipas të dhënave të fundit të...

Dy ish-banoret e “Big Brother” në gjyq? Zbulohet e vërteta

Në një intervistë të zhvilluar së fundmi në emisionin “Mos i bjer me top”, ish-banorja e “BBVA4” njëherazi dhe gazetarja e njohur, Valbona Mhilli...

Sherr masiv në bordin e kroçerës luksoze, humb jetën 60-vjeçari

Një hetim për vrasje është hapur nga policia britanike pasi një burrë 60-vjeçar humbi jetën në bord të kroçerës luksoze MSC Virtuosa, vetëm pak...

Rama pritet në Korçë me këngë patriotike: “Drejt finishit për Shqipërinë në BE”

Kryesocialisti Edi Rama ka vijuar sot (5 maj) turin e tij elektoral në qarkun e Korçës. Pas prezantimit të investimeve 10 vjeçare nga qeveria socialiste...

Lojtari anglez refuzon 400 mijë paundë në javë: Dua vetëm Real Madridin!

Trent Alexander-Arnold ka një vit që pret transferimin te Real Madrid dhe sot praktikisht u bë lajm publik. Mbrojtësi ka refuzuar një ofertë të bujshme...

Lajme të tjera

Web TV