“Merr legen, ujë dhe krip e rri në shtëpi”, qytetarja i kthehet grave myslimane që lahen në det me rroba

Një qytetare nga Tirana ka postuar në llogarinë e saj personale në Facebook një foto të shoqëruar me një reagim të ashpër për gratë e besimit mysliman që lahen në det të veshura dhe të mbuluara.

Qytetarja u drejtohet grave duke u thënë se nuk mund të shijohet deti me rroba.

“Ende se kuptoj çu duhet plazhi këtyre që futen të veshura në det, rrezet e diellit janë bekim i zotit! Jo nuk e pranoj dot…! Merrni një legen, ujë e krip e rrini rehat tek ‘shpaja’ !”, shkruan qytetarja.

Fotoja besohet se është shkrepur në bregdetin e Durrësit, ndërsa shihen disa gra të mbuluara nga koka te këmbët.

 

/Fjala.al