Të bësh art për të ngopur stomakun

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Bujar Meholli

(Rropatjet e gjeniut)

Në fillimin e shekullit XX në Paris, lagjja Montmartre qe bërë streha e artistëve që zbarkonin nga e gjithë bota, të tërhequr nga jeta libertine pariziane ku gëlonin bordellot dhe kabaretë e shumta. Aty, mes urisë dhe varfërisë do të krijohen vepra arti, si dhe do të lindin lëvizje artistike. Amedeo Modigliani është njëri nga këta artistë.

I lindur në Livorno të Italisë në një familje me probleme financiare (një herë e një kohë kishte qenë familje e pasur, por qe zhytur në borxhe) Amedeo i ri do të përcillet çdoherë nga shëndeti i lig (tuberkulozi). E ëma e inkurajon për t’iu dhënë artit, meqë vëren tek ai prirje. Pasi ndjek mësimet te piktori Guglielmo Michel, ky djalosh ka premisa për t’u bërë artist i madh. Mes bredhjeve nëpër Firence, Romë e Venecie, nis për herë të parë duhanin dhe hashashin të cilat do t’i bëhen varësi, teksa magjepset me filozofinë e Nietzsche-s, poezitë e Baudelaire-it dhe Carducc-it, nga të cilët siç duket krijoi bindjen se vetëm përmes çrregullimit mund të arrihet tek arti i vërtetë.

Djaloshi Modi ishte i destinuar për qytetin e Parisit. Dhe me të arritur aty, destinacioni i tij ishin rrugët e Montmartre-s, do të zhytej në alkool dhe drogë me të cilat i fashiste dhimbjet që i shkaktonte tuberkulozi. Aty do të vëllazërohet me shumë artistë, të cilët do të ngelin të magjepsur nga talenti i tij. Nudot që bënte i çuditnin të gjithë, ai po bëhej piktor novator, e megjithatë mezi mbijetonte me stomakun bosh në të shumtën e herëve. Me sa duket, artistët e mëdhenj nën urinë e madhe shfaqin gjenialitetin e tyre!

Romancat e shumta që pati e frymëzuan për shumë piktura. Beatrice Hastings, njëra nga partneret e tij, do ta frymëzojë që ta pikturojë plot 14 herë. Kjo qe një marrëdhënie e stuhishme, mbushur me shumë përleshje. Ngandonjëherë ai futej nëpër kafene dhe rrinte me orë të tëra, me një filxhan kafeje dhe ca feta buke të cilat mezi arrinte t’i porosiste. Ndaj dhe pronarët, meqë rëndom s’kishte para për të paguar, e lejonin t’i sillte pikturat në shkëmbim, duke mbushur kështu muret e kafeneve me tablo.

Rosalie Tobia, pronarja e një lokali me emrin “Chez Rosalie” e ndihmoi shumë Modigliani-n. Aty gjeti strehën, në të cilën kishte pije dhe ushqim. Madje aty bënte edhe gjumin nën ndonjë tryezë. Muret e këtij lokali u mbushën me tablotë e tij që i punonte vazhdimisht në këmbim të ushqimit dhe pijes. Pronarja ishte bamirëse. Ajo ishte e ngrohtë dhe kishte shumë dashnorë.

Lexo edhe :  Çfarë premtojnë politikanët për “paratë” e shqiptarëve

Për shumë artistë pozonte nudo, nuk merakosej fare për gjë, kishte gjinj të mëdhenj që i rrinin të varur, vishej me fustane dosido dhe i mbulonte flokët e ashpër.

Për Modigliani-n, këtë figurë karizmatike u thurën legjenda ende pa ikur nga kjo botë. Në Paris bënte jetë prej bohemi, kurse në art po bëhej një nga piktorët më ekstravagantë, i cili rëndom pikturonte përditshmërinë dhe rropatjet e tij. Bënte më pak peizazhe. Ai tashmë kishte krijuar stilin e tij autentik me të cilin njihej porsa i shiheshin portretet e vajzave, dashnoreve të tij, me ato tiparet e çuditshme të qafës dhe trupit. Duke bredhur me tablotë në duar ai assesi s’po gjente ndonjë tregtar apo vend ekspozimi. I vetmi vend ku mundi ta shpaloste punën e tij qe “Salon des Refusés” themeluar nga impresionistët. Më 1914 gjeti më në fund një tregtar, Guillame Cheron, i cili ishte i njohur si tregtar por jo si njohës i artit. Ai i kërkoi piktura sa më të lira, i ofroi një studio dhe material. Aty Modigliani punonte dhe hante në atë bodrum me një dritare. Por ishte në delir që tashmë kish zënë punë. “Tashmë po punoj dhe kam pagë”, u thoshte miqve e, megjithatë, e gjithë kjo në fund doli të jetë farsë.

Tuberkulozi po e mposhte ngadalë. Ai kishte humbur edhe dhëmbët. Siç pretendoi një fqinj, ai e kishte gjetur në koma një natë dhe e kishte dërguar në spital, ku vdiq më 24 janar të vitit 1920. Herët në mëngjes, Jeanne Hébuterne, gruaja tjetër e tij që ishte tetë muajsh shtatzënë, me ta kuptuar lajmin u hodh nga kati i pestë e dha shpirt në vend, bashkë me foshnjën. Ajo ishte 21-vjeçe.

Kështu i erdhi fundi jetës së shkurtër të këtij gjeniu të rrallë që u varros në “Père Lachaise”. Me 35 vjet të jetuara në këtë botë, ai arriti të bëhet një nga artistët më të mëdhenj në panteonin e artit modern. Sot, kur i sodisim nudot e tij, ato vajza e dashnore nga të cilat deshi aq shumë të rrethohej, vrasim mendjen për secilën tablo: a thua në çfarë urie të madhe i ka krijuar?… /Ra.My.Fjala.al/

 

Të fundit

Organizata Botërore e Shëndetësisë: Rezervat e ilaçeve të Gazës, drejt përfundimit!

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, dha alarmin se furnizimet mjekësore në Rripin...

Fier, mjeku mori 60 mijë lekë ryshfet për operacionin, i mituri humb një testikul

Emisioni “Fiks Fare” sjell një rast mitmarrje nga ana e bluzave të bardha në qytetin e Fierit. Mjeku Musa Skënderaj akuzohet nga dy prindër se...

Zelensky i përgjigjet Trump: Ukraina nuk e ka braktisur Krimenë!

Ukraina nuk e ka braktisur Krimenë, të cilën Rusia e ka pushtuar që nga viti 2014, thekson Volodymyr Zelensky, duke dhënë përgjigjen e tij...

Dhunuan punonjësen e OSHEE, policia vë në pranga të riun që ndihmoi autorin të arratiset

Është vënë në pranga një 30-vjeçar sonte në Tiranë, pasi ka ndihmuar personin që dhunoi punonjësen e OSHEE në rrugën “Artan Lenja”. Policia bën me...

Shtëpitë do të shiten më shtrenjtë, Banka e Shqipërisë: 18 % blihen nga të huajt

Çmimet e apartamenteve vazhdojnë të rriten pavarësisht numrit të lartë të lejeve të ndërtimit. Banka e Shqipërisë raporton se në vitin e shkuar bankat...

Lajme të tjera

Web TV