Ndërsa jetët e personazheve publike janë pa dyshim më pak stresuese, për shkak të pasurisë dhe famës, ata ende përballen me sfida të përditshme të njerëzve në përgjithësi. Sepse, në fund të fundit, janë njerëz. Përpos kësaj, personazhet publike jo rrallë herë përfshihen në krime. Zakonisht, kjo përfshin evazion fiskal ose krime të tjera financiare; akuzat e drogës dhe, madje, akuzat për sulme janë të zakonshme në media. Por ka raste kur flitet edhe për vrasje. “Fjala” ka përzgjedhur historitë e 35 personazheve publike, përfshirë atë të ish-zonjës së parë të Shteteve tw Bashkuara, Laura Bush, dhe se si ata me dashje ose aksidentalisht janë përfshirë në një farë mënyre në vrasjen e dikujt.
Aaron Hernandez – Hernandez dikur konsiderohej si një nga lojtarët më të mirë në NFL. Ai sapo kishte nënshkruar një kontratë prej 40 milionë dollarësh më 2012. Karriera e Hernandez-it u fundos papritur më 2013, pas arrestimit dhe dënimit të tij për vrasjen e Odin Lloyd-it. Lloyd u gjet i vdekur në një park industrial, vetëm një milje nga shtëpia e Hernandez-it.
Amy Locane – Locane është një ish-aktore në “Melrose Place”. Në vitin 2010, Locane po drejtonte makinën e saj me një nivel të alkoolit në gjak 3 herë më të lartë se kufiri ligjor. Ajo goditi një makinë tjetër, duke vrarë 60-vjeçaren Helene Seeman, ndërsa plagosi rëndë burrin e saj Fredin. Ajo u dënua për vrasje me 3 vjet burg.
Brandy Norwood – Brandy është këngëtare, aktore dhe gjyqtare me famë botërore në “America’s Got Talent”. Ajo u përfshi në një aksident zinxhir me makina më 2006. Aksidenti, fatkeqësisht, mori jetën e Awatef Aboudihaj. Awatef ishte duke drejtuar automjetin para Brandy-t, dhe në të vërtetë goditi automjetin përpara, para se Brandy ta godiste atë. Megjithëse ishte qartazi vetëm një aksident, dëshmitarët okularë raportuan se Brandy u shpreh në vendngjarje: Unë duhet të kisha ndalur.
Caitlyn Jenner – Caitlyn (e njohur më parë si Bruce) u përfshi në një përplasje fatale në Kaliforni, në shkurt 2015. Nga aksidenti zinxhir me makina, shtatë persona pësuan lëndime në shkallë të ndryshme. Jenner paraqiti vullnetarisht gjak për një test BAC dhe u zbulua se nuk ishte as e dehur dhe as në shkelje të normave të shpejtësisë. Fillimisht ajo pretendoi se po ndiqej nga paparacët, megjithatë policia tani beson se është dëshmi e rreme.
C-Murder – Reperi i njohur si C-Murder, emri i vërtetë i të cilit është Corey Miller, aktualisht po vuan një dënim të përjetshëm për vrasje. Në 2002 C-Murder qëlloi 16-vjeçarin Steve Thomas, në një klub nate, në Luiziana.
Caleb Lawrence McGillvary – Caleb u shpall fajtor për vrasjen e avokatit 73-vjeçar, Joseph Galy, i cili u gjet i vrarë në shtëpinë e tij në vitin 2013.
Charles S. Dutton – Në moshën 17-vjeçare Charles Dutton u përlesh me një burrë dhe i mori jetën. Ai u dënua për vrasje asokohe dhe i kaloi shtatë vitet e ardhshme në burg.
Christian Brando – Bir i aktorit legjendar Marlon Brando, Christian u dënua për vrasjen e të dashurit të motrës së tij të ftohtë, Cheyenne Daf Drollet, në maj 1990. Ai pretendoi se të shënat ishin aksidentale, por tha se kjo ndodhi gjatë një grindjeje me Daf, rreth abuzimit që ky i fundit ushtronte ndaj Cheyenne. Brando u akuzua për vrasje të shkallës së parë, por bëri 5 vite burg.
Don King – Don King ka vrarë dy burra në periudha kohore të ndryshme. Ai vrau një njeri për vetëmbrojtje, ndërsa poo përpiqej të ndërhynte në operacionin e lojërave të fatit të King, sikundër një punonjës që i kishte borxh 600 dollarë. Ai u dënua për vrasje të shkallës së dytë.
Duane “Dog” Chapman – “Dog” u përfshi në një sulm më 1976, në Mbretërinë e Bashkuar. Ai së bashku me miqtë e tij shkuan për të parë Jerry Oliver, kur ky i fundit u qëllua për vdekje. “Dog” ishte në makinë në atë çast, por ende i dënuar për vrasje të shkallës së parë. Ai vuajti 18 muaj të një dënimi 5-vjeçar dhe iu ndalua të hyjë përsëri në MB.
Dwayne Goodrich – Në 2003 Goodrich u dënua me dy akuza për vrasje penale nga pakujdesia. Ai ishte duke udhëtuar në një autostradë të Dallasit, kur goditi dhe vrau dy shoferë në anë të rrugës, të cilët po përpiqeshin të shpëtonin një njeri nga një automjet i djegur. Goodrich u dënua me 7 vjet burg, pastaj iu shtuan edhe 5 vite.
Faye DeWitt – Aktorja Faye DeWitt u akuzua për vrasjen e burrit të saj në vitin 1965. Sipas raporteve të gjykatës, DeWitt e goditi të shoqin me thikë.
Felicia Pearson – Felicia Peterson është e njohur për punën e saj në shfaqjen televizive “The Wire”. Kur ishte 14 vjeç, Peterson është dënuar për vrasje të shkallës së dytë. Ajo u ngarkua fillimisht me 8 vite burg, por u la e lirë pas 6,5 vitesh.
Gig Young – Gig Young dhe gruaja e tij u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre më 1978. Policia vëzhgoi skenën dhe arriti në përfundimin se Young kishte qëlluar të shoqen dhe më pas veten.
Howard Hughes – Howard Hughes goditi dhe vrau një këmbësor më 1936. Megjithatë, ai kurrë nuk u akuzua për incidentin.
- R. Smith – Në vitin 2007 J.R. Smith nuk arriti të ndalet në një shenjë ndalese, duke shkaktuar kështu një aksident. Pasagjeri në makinën e tij u vra dhe J. R. Smith pranoi fajin. Smith u dënua me 90 ditë burg, por doli pas vetëm 30 ditësh.
James Stewart – James Stewart është një aktor legjendar, por ai ishte gjithashtu një pilot në Rezervën e Forcave Ajrore amerikane gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai mori pjesë në bombardimet që vranë civilë dhe ushtarë armiq njësoj.
Jayson Williams – Jayson Williams aksidentalisht goditi dhe vrau shoferin e tij të limuzinës, ndërsa ishte duke luajtur me një armë gjahu. Ai përfundoi duke u deklaruar fajtor për sulm të rëndë.
John Huston – Regjisoi John Huston përplasi dhe vrau një grua me makinë në vitin 1933. Ashtu si Howard Hughes, ai nuk u akuzua kurrë për këtë incident.
John Landis – John Landis është regjisori i filmit “The Twilight Zone”. Gjatë xhirimit të filmit, u vra aksidentalisht aktori Vic Morrow dhe dy fëmijë figurantë. Landis u akuzua, por përfundimisht u lirua nga vrasja aksidentale.
Booth John Wilkes – Wilkes është njeriu që vrau Abe Lincoln ndërsa shikonte një shfaqje.
Johnny Lewis – Lewis ishte aktor që luajti një rol në shfaqjen “Sons Of Anarchy”. Në një ditë më se të zakonshme, ai u fut në shtëpinë e fqinjëve të tij të moshuar. Vrau ata dhe macen e tyre. Pastaj u ngjit mbi një gardh, sulmoi një tjetër fqinj dhe më pas u rikthye në shtëpinë ku kishte kryer krimin. Ai ose ra ose u hodh nga çatia e shtëpisë së përmendur dhe u shpall i vdekur në vendngjarje.
Keith Moon – Pjestari i bandës “The Who” aksidentalisht vrau truprojën dhe mikun e tij, Neil Boland në 4 janar 1970. Ai ishte duke u larguar nga një pijetore, për t’iu shmangur ngacmimeve të klientëve. Ai nuk e pa truprojën dhe mikun e tij në rrugë, kur e përplasi me makinën e tij. Moon u akuzua për vrasje dhe për ngarje pa licencë.
Laura Bush – Ish zonja e parë u bë shkak në shkollë të mesme për një aksident automobilistik që i mori jetën shokut të saj të klasës dhe mikut më të mirë, Michael Dutton Douglas.
Huddie William Ledbetter – I njohur për temperamentin e keq, Huddle u përfshi në një grindje për një grua me një prej të afërmve të tij. Grindja u pasua nga vrasja e këtij të fundit.
Lillo Brancato, Jr – Në 2005, aktori i “Bronx Tale” dhe “The Sopranos” u arrestua për vrasjen e një oficeri policie jashtë detyre. Lillo u dënua jo vetëm për vrasje, por edhe për vjedhje të shkallës së parë. Ai u la i lirë nga burgu me kusht në 2013.
Matthew Broderick – Më 1987 Matthew Broderick dhe e dashura e saj Jennifer Grei, po pushonin në Irlandë. Broderick aksidentalisht goditi një automjet. Si shoferi, ashtu edhe pasagjeri në veturën tjetër vdiqën nga plagët e marra.
Michael Brea – Aktori dyshohet se në vitin 2010 vrau të ëmën me një shpatë samurai, ndërsa bërtiste vargje biblike.
Michael Massee – Massee është njeriu që vrau Brandon Lee, djalin e legjendarit Bruce Lee, ndërsa filmonte “The Crow”. Një armë prop do të përdorej në skenën e filmit. Mirëpo, u qëllua një plumb të vërtetë, duke lënë kështu të vdekur Lee-n.
- J. Simpson – çështja e Simpson është ndoshta një nga gjykimet më të famshme të vrasjeve në historinë e SHBA-së. Simpson u arrestua në lidhje me vrasjen e ish-gruas së tij, Nicole Brown, dhe mikut të saj, Ronald Goldman. Ai nuk u gjet fajtor, ndonëse shumë njerëz rreth tij mendojnë të kundërtën.
Oscar Pistorius – Njeriu i njohur si “Blade Runner” u dënua për vrasjen e të dashurës së tij, Rita Steenkamp, në vitin 2013. Ai qëlloi tri herë përmes derës së tij të banjës. Pistorius pretendon se reagoi në atë mënyrë duke menduar se në banjo fshihej një vrasës.
Phil Spector – Në 2003 Lana Carson u gjet e vdekur nga një plagë me armë zjarri. Spector u akuzua për vrasje dhe u dënua në vitin 2009. Ai u dënua me 18 vite burg.
Rae Carruth – Carruth aktualisht është në burg për akuzat që rrjedhin nga vrasja e të dashurës së tij shtatzënë, Cherica Adams, në vitin 1999. Adams ishte në makinën e saj kur Carruth e qëlloi me armë zjarri. Ajo qëndroi në gjendje kome për një muaj, pastaj vdiq. Carruth aktualisht po vuan dënimin me 24 vite burg.
Rebecca Gayheart – Rebecca Gayheart përplasi në vitin 2001 një vajzë 9-vjeçare me makinën e saj. Gayheart u akuzua për vrasje automobilistike, për të cilën ajo vetë pretendon “mosmarrëveshje”.
Robert Blake – Robert Blake u akuzua për vrasjen e gruas së tij, Bonnie Lee Bakley, më 2002. Megjithëse Blake u lirua më vonë, ai u gjet përgjegjës për një proces gjyqësor civil të gabuar. /Ra.My.Fjala.al/