A e dini se këshilltari kryesor i Erdogan  është shqiptar?

Ndër shekuj shqiptarët kanë shkëlqyer në Perandorinë Osmane, por dhe sot ka njerëz që kanë arritur poste të larta në qeverinë e Turqisë.

I tillë është rasti i Sabri Demirit i cili është bërë këshilltari kryesor i presidentit turk Tayyip Erdogan.

Një koment shumë pikant për Sabri Demirin ka bërë në “Facebook”, gazetari shqiptar, Arben Ratkoceri i cili punon në gazetën “Koha” e cila botohet në Shkup.

Ja çfarë shkruan gazetari:

Sabri Demiri, si djali i ri ambicioz nga Shkupi, i shkuar si student në Turqi, arrin të bëhet këshilltari kryesor i Presidentit të shtetit nga më të fuqishmit ne botë.

Të ktheheshe Sabriu, pas studimeve në vendlindje, maksimumi i karrierës se tij do ishte këshilltarë i ndonjë komune rurale.

Kjo karrierë fantastike e Sabriut, në një vend të huaj, duhet të jetë falë punës, studimeve, zgjuarsisë, sakrificës personale e familjare, e çka jo tjetër. Pa harruar këtu edhe besimin e shtetit turk ndaj një shqiptari me vlera, që duket se ka bërë dallimin nga vendasit konkurrent.

Jam i bindur se vlerat si të Sabriut , sistemet tona shoqërore në hapësirat shqiptare të korruptuara, kriminalizuar e nepotike i nxjerrin ” jashtë loje” ashtu siç po i nxjerrin shumë të tillë si ky, që i kemi por nuk i shohim asgjëkund.

La.Mi/Fjala.al