E papritur/ Kryeministri i Japonisë do të japë dorëheqjen, ja arsyeja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, ka deklaruar ditën e sotme arsyen se përse do të japë dorëheqjen.

Sipas tij, ky veprim vjen për shkak se ai nuk do që politika kombëtare të preket nga një përkeqësim i mundshëm i shëndetit të tij.

Ka pasur spekulime të shumta lidhur me gjendjen shëndetësore të Abe-së, pasi kohët e fundit kryeministri i Japonisë është parë shpesh të shkojë në një spital në kryeqytet.

Nuk dihet kur do të ndodhë dorëheqja e Abe-së, mandati i të cilit si drejtues i partisë në pushtet, dhe rrjedhimisht si kryetar i Qeverisë, përfundoi në shtator 2021.

Informacioni u konfirmua gjithashtu për agjencinë lokale Kyodo nga burime nga Partia Liberale Demokratike në pushtet

Vetë Abe pritet t’i shpjegojë këto qëllime në një konferencë për shtyp.

Abe vizitoi një spital në datë 17 dhe 24 këtë muaj për kontrolle mjekësore, por zëdhënësit e tij këmbëngulën që nuk ishin komplikime serioze dhe thanë se shëndeti i kryeministrit ishte i mirë.

Media japoneze, kujtoi se mandati i parë i Abe si kryeministër, midis 2006 dhe 2007, përfundoi me komplikime shëndetësore të shkaktuara nga kolit ulceroz kronik që ai vuajti në atë kohë. /Ra,My.Fjala.al/

Të fundit

1914 – Austro-Hungaria ultimatum Serbisë, ndezet fitili i Luftës së Parë Botërore

Pas atentatit të 28 qershorit 1914 në Sarajevë, ku u vra arkiduka Franz Ferdinand – trashëgimtari i fronit austro-hungarez...

Berisha: Të nisin hetimet për dhunën çnjerëzore ndaj të burgosurit Ilir Meta

Sali Berisha foli sot edhe për gjendjen në paraburgim të aleatit të tij, Ilir Meta, kryetari i Partisë së Lirisë, i paraburgosur prej 21 tetorit...

Gjoba ndaj FSHF për incidentet ndaj Serbisë, reagojnë Tifozat Kuq e Zi

Federata Shqiptare e Futbollit njoftoi sot se ka marrë një gjobë prej 161 mijë frangash dhe po ashtu mbylljen e 20% të kapacitetit të...

Kryebashkiakja e Roskovecit, Majlinda Bufi paraqitet në SPAK

Kryebashkiakja e Roskovecit, Majlinda Bufi, është paraqitur për herë të tretë në Prokurorinë Speciale kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ku po zhvillohet...

Kush është Kleana Xhuveli, “motra” e Adriatik Lapaj që mori mandatin e deputetes

Kleana Xhuveli ka marrë mandatin e vetëm të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” në qarkun e Tiranës. Ajo ishte renditur e katërta në listën e...

Lajme të tjera

Web TV