Kriza në Bjellorusi/ Reagimi i fortë i SHBA-së: Nuk do të ndërhyjmë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

E gjithë vëmendja mediatike dhe politike për momentin është përqëndruar tek kriza politike me të cilën po përballet Bjellorusia.

Një reagim i fortë vjen nga SHBA-ja, ku Zëvendës Sekretari i Shtetit, Stephen Biegun, në një takim që kishte me opozitaren bjelloruse Svetlana Tikhanovskaya në Vilnius është shprehur se Shtetet e Bashkuara nuk do të ndërhyjnë në situatën politike që ndodhet Bjellorusia.

“Pata shansin të takohem me zonjën Tikhanovskaya; ajo është një person shumë mbresëlënës dhe e kuptoj pse është kaq popullore në vendin e saj. Qëllimi i takimit ishte të dëgjoja, të dëgjonit se çfarë mendimesh kanë qytetarët bjellorus dhe të kuptoja se çfarë po bëjnë ata për të fituar të drejtën e vetëvendosjes”, tha Biegun para gazetarëve në kryeqytetin Lituanez.

Biegun ka deklaruar se dënojnë dhunën ndaj protestuesve paqësor dhe i bëri thirrje qeverisë që të lirojë të burgosurit politikë.

Shtetet e Bashkuara nuk mund dhe nuk do të vendosin rrjedhën e ngjarjeve në Bjellorusi. Kjo është e drejta e popullit bjellorus, siç është parashikuar në statutin e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut dhe gjithashtu në statutin e OSBE-së. Bjellorusët e kanë këtë të drejtë dhe atyre nuk iu dha kjo e drejtë më 9 gusht. Kështu që këndvështrimi ynë është se gjëja më e mirë që mund të bëjmë është të mbështesim popullin bjellorusis, por në fund të fundit varet nga ata që të përcaktojnë të ardhmen e tyre dhe ne do të respektojmë atë.”,- shtoi ai.

Biegun tha se ai diskutoi situatën në Bjellorusi me Ministrin e Jashtëm Lituanez Linas Linkevičius.
“Në fund të fundit kjo është një çështje për të cilën qytetarët e Bjellorusisë duhet të vendosin, por një konsideratë dhe diskutimi mes nesh ishte mjaft i dobishëm për ne që të kuptojmë ngjarjet në rajon.”-, pohoi ai.

Lexo edhe :  Avokati i Ilir Metës në merak edhe për bashkitë: Janë bërë si Komitetet Ekzekutive

 

ikhanovskaya falënderoi Biegun për mbështetjen e SH.B.A.-së për popullin bjellorus që kërkon të respektohet në zgjedhjen që ata bëjnë”, sipas stafit të saj. “Zgjedhjet e 9 gushtit nuk ishte as të lirë dhe as të ndershme. Z. Lukashenko nuk ka mbështetjen e popullit bjellorus apo të bashkësisë ndërkombëtare. Çdo ditë që ai refuzon të pranojë vullnetin e popullit të tij, thjesht zgjat krizën dhe e thellon atë,” tha ajo në një njoftim për shtyp të dhënë në Vilnius.

Në një njoftim për shtyp, Tikhanovskaya tha që ajo ishte e gatshme “për të zgjidhur krizën” duke u angazhuar në një dialog “për një transferim paqësor të pushtetit”.

“Ne kemi thënë gjithmonë se jemi të gatshëm të flasim dhe jemi të përkushtuar për një zgjidhje paqësore. Ne jemi të hapur për ndërmjetësimin e organizatave ndërkombëtare për të lehtësuar dialogun. Gjithashtu, ne kërkojmë një hetim të paanshëm të krimeve të kryera nga autoritetet bjelloruse kundër qytetarëve të tyre. Në të njëjtën kohë, ne u bëjmë thirrje të gjitha vendeve që të respektojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të Bjellorusisë. Vetëm qytetarët e Bjellorusisë do të vendosin për të ardhmen e tyre përmes zgjedhjeve të reja, të ndershme dhe të lira.”,- shtoi ajo. Bjell

 

Të fundit

1212 – Zjarri i Madh i Londrës që shkrumboi qytetin mesjetar

Në vitin 1212, Londra u përfshi nga një zjarr katastrofik, i cili konsiderohet një nga më të mëdhenjtë dhe...

Ndryshon skema kombëtare e bujqësisë për 2025, shtohen masa të reja financimi

Nga dhënia e mbështetjes për financimet e sistemeve të ujitjes në pemëtore, ullishte apo vreshta, deri te dhënia paraprake e financimit prej 30% nëse...

Prodhimi i qumështit ndjek rënien e blegtorisë, në 2024 u grumbullua 6,6% më pak

Sasia e qumështit të grumbulluar në vend ka vijuar rënien edhe përgjatë 2024-s, duke ndjekur tendencën e pakësimit të numrit të krerëve të bagëtive. Sipas...

Sa “super pensionistë” ka Shqipëria?

Në Shqipëri jetojnë 364 qytetarë që kanë kaluar moshën 100 vjeç. Të dhënat e Censit të vitit 2023 tregojnë se nga këta, 301 janë...

“Salianjin, nuk e pritën demokratët”/ Berishës i interesonte që ai të mbahej në burg

Ish anëtari i Kryesisë së PD, Roland Bejko thotë Ervin Salianjin, nuk e pritën demokratët në PD, pas lirimit të tij nga burgu. Në emisionin...

Lajme të tjera

Web TV