Vijojnë replikat për detin/ Rama- Bashës: Për çfarë transparence e ke fjalën Lulzim? Ti do teatër vëlla

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vijon debati në rrjetet sociale mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të partisë Demokratike Lulzim Basha në lidhje me çështjen e ditëve të fundit për kufirin detar me Greqinë.

Shefi  i qeverisë i është përgjigjur Bashës, në lidhje me transparencën që Partia Demokratike kërkon në lidhje me zgjerimin me 12 milje që Greqia ka paralajmëruar para pak ditësh.

Rama në një postim në Twitter, thekson se nuk ka si të ketë transparencë në momentin që nuk ka një marrëveshje.

“Për çfarë transparence e ke fjalën Lulëzim, kur s’ka as marrëveshje, as negociata qysh se ka ndryshuar qeveria në Greqi, ndërkohë që as me qeverinë e mëparshme marrëveshja s’është arritur?!

Ti do teatër vëlla që të zbavitësh ata që të vijnë në shfaqje, të kuptoj, lum ti medet ata!”, shkruan Rama.

Ndërkohë në statusin e fundit të tij kryedemokrati Basha e akuzonte kryeministrin për marrëveshje të fshehta, duke i bërë thirrje që të ishte transparent.

Gjithashtu këtë të premte Partia Demokratike në një deklaratë për mediat ka kërkuar nga qeveria transparencë ne lidhje me bisedimet e bëra me fqinjët përsa i përket zgjerimit të kufirit detar./Bl.Ba/Fjala.al

 

Të fundit

BE-ja propozon një ulje prej 90% të emetimeve deri në vitin 2040

Komisioni Evropian propozon të ulë emetimet me 90% deri në vitin 2040 krahasuar me nivelet e vitit 1990 si...

Tërmeti me magnitudë 4.3 ballë godet qytetin e Bursës, lëkundjet ndihen edhe në Stamboll

Një tërmet me magnitudë 4.3 ballë ndodhi mesditën e së mërkurës rajonin Gemlik të Bursës . Konkretisht, sipas Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive Natyrore...

Trump ‘shpërthen’ ndaj Joe Biden: Është bir k…., donte që unë të isha në burg

Presidenti i SHBA-ve tha të martën gjatë një vizite në kampin e sapo ndërtuar të emigrantëve Alligator Alcatraz në Everglades se ish-presidenti Joe Biden...

Rekord i ri te Barcelona, fanellat e reja “çmendin” tifozët katalanas

Sot u nxorën në shitje fanellat e para, që Barcelona do të mbajë veshur për sezonin e ri. Katalanasit kanë vendosur rekord deri në...

Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit

Banka e Shqipërisë ul në 2.5 normën bazë të interesit për lekun nga 2.75 për qind që ishte. Për herë të fundit norma bazë...

Lajme të tjera

Web TV