Histori e rrallë, binjaket u bashkuan pas 25 vitesh falë Youtube

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Anais Border dhe Samantha Futerman janë binjake. Por ato u gjetën pas 25 vitesh dhe krejt kjo falë kanalit Youtube.

Anais e cila ishte adoptuar në fëmijërinë e saj të hershme e gjeti motrën  e saj binjake, Samantha përmes Youtube.

Ato nuk dinin për ekzistencën e njëra tjetrës por qysh si fëmijë kishin stilin e njëjtë të flokëve, urrenin karotat e ziera dhe pëlqenin ngjyrat e njëjta të thonjve.

Anais u rrit në Francë ndërsa studioi në Londër kur një mike e saj postoi në Youtube një trailer të filmit në të cilin dukej se ishte ajo në film por në të vërtetë nuk ishte andaj ajo vendosi ta hulumtojë këtë rast e shokuar me ngjashmërinë e madhe.

Ajo mësoi se vajza që ishte pjesë e filmit quhej Samantha dhe ishte një aktore e re nga Amerika.

Pas një muaji hezitimi, Anais vendosi t’i shkruajë Samanthas në llogarinë e saj në Facebook.

Samantha u shokua po aq sa Anais dhe të dyja vendosën që të takohen dhe të kryejnë testet e ADN-së. U zbulua se ato të dyja kishin lindur me 19 nëntor të vitit 1987, transmeton Klan Kosova.

Ndonëse njëra u rrit në Francë e tjetra në Amerikë, ato u shprehën se ndihen shumë të lumtura që u gjetën pas 25 vitesh.

La.Mi/Fjala.al

Të fundit

“Zhdukja” e Shimës, reagon Policia: Erdhi vetë në Komisariat

Policia e Tiranës thotë se Daniel Shima, ish-zëvendës drejtori i Përgjithshëm i AKSHI-t, është paraqitur në komisariatin nr.1 pasi...

Rama ndan pamje nga Lëpusha: Mrekulli e Alpeve tona

MALËSI E MADHE- Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka promovuar bukuritë natyrore të Lëpushës dhe Kelmendit, në Malësinë e Madhe, si destinacione të veçanta...

Rriten tensionet SHBA–Venezuelë, Trump dërgon forca ushtarake në Karaibe

Konflikti mes Shteteve të Bashkuara dhe Venezuelës ka hyrë në një fazë të re përshkallëzimi, pasi Presidenti amerikan Donald Trump ka urdhëruar vendosjen e...

1944 – Konferenca e Dumbarton Oaks, si u parapri organizimi i OKB-së

Në verën e vitit 1944, Lufta e Dytë Botërore ishte drejt fundit, por bota ishte ende e mbërthyer nga shkatërrimi dhe pasiguria. Që prej...

Pse nuk na lejon Shqipëria të blejmë kriptomonedha

Nga Ben Blushi Para disa kohësh i kërkova bankës sime leje të blej një ethereum. Përgjigja ishte negative. Bankat shqiptare nuk lejojnë transferta me aplikacionet që...

Lajme të tjera

Web TV