Kur buka e fëmijëve fitohet duke gjuajtur peshk edhe kur të tjerët pushojnë -VIDEO

Jemi në fund të muajt Gusht dhe shumë qytetarë nuk i kanë mbyllur pushimet akoma. Për pushuesit që zgjedhin plazhin perëndimi i diellit është një nga momentet më të bukura të ditës. Shumë prej pushuesve ulen në bregdet e shijojnë pamjen e bukur.

Por, jo të gjithë kanë fatin të pushojnë. Janë të shumtë qytetarët ne vendin tonë që nuk kanë mundësi për pushime. Si për ironi të fatit u duhet të punojnë pikërisht aty ku të tjerët pushojnë.

I tillë është rasti i këtyre peshkatarëve që në perëndim të diellit tërheqin rrjetat për të mbledhur peshkun e ditës që në fund përkthehet në ushqim ditor për familjet e tyre. Shpesh jeta e njerëzve të thjeshtë dhe punëtorë varet nga fati dhe bujaria e nënës natyrë. Urojmë që nesër këta peshkatarë të zënë akoma më shumë peshk.

La.Mi/Fjala.al