U kap duke organizuar dasmë dhe nuk i’u bind urdhrit të Policisë, gjobitet pronari dhe ndiqet penalisht

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Tiranës ka ndëshkuar me 1.000.000 gjobë pronarin e një lokali dhe e ka proceduar penalisht atë për mosbindje ndaj urdhrit të policisë, pasi u konstatua duke ushtruar aktivitet në subjektin e tij në kundërshtim me Aktin Normativ.

NJOFTIMI I PLOTË

Sherbimet e Policisë në Komisariatin e Policisë Nr.4, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë konstatuar një restorant në të cilin ushtrohej aktivitet,duke organizuar ceremoni martesore në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar protokollet e sigurisë.

Shtetasit K.F., në momentin e konstatimit i është komunikuar të ndërpresë aktivitetin por nuk i është bindur urdhërit të punonjësve të Policisë duke vijuar të ushtronte aktivitetin.

Në përfundim të veprimeve shërbimet e Policisë i kanë vendosur pronarit shtetasit K.F., masë administrative prej 1.000.000 lekë si dhe e kanë proceduar penalisht për mosbindje ndaj urdhërit të policisë.

Policia e Tiranës apelon për të gjithë pronarët/administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Ka.Li/fjala.al

Të fundit

A ndihmohen dot fermerët me 30 milionë euro garanci shtetërore?

Fatos Çoçoli Nën nxitjen dhe këmbënguljen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave ka njoftuar se qeveria...

Arabia Saudite si Kanadaja, sistem i ri klasifikimi për të punësuar të huajt

Arabia Saudite ka prezantuar një sistem të ri klasifikimi (si Kanadaja) për lejet e punës tek të huajt, si pjesë e përpjekjeve të saj...

Pse Vuçiç po flet për armatosje e kërcënime?

I pamundur të heshtë zemërimin publik të popullit të tij, i cili prej rreth 8 muajsh proteston pa u ndalur për të kërkuar rrëzimin...

Lapaj: Rama sillet sikur ka zbritur për herë të parë nga avioni

Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka reaguar për ngjarjen e sotme në Theth, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama është kujtuar vonë...

Meta apelon vendimin e GJKKO për masën e arrestit me burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi...

Lajme të tjera

Web TV