Aleati i Erdogan: Greqia, mes një fushate provokimesh që do të ketë fund të keq

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aleati nacionalist i presidentit të Turqisë Rexhep Taip Erdogan, Devlet Bahcelli ka lëshuar kërcënime për luftë me Greqinë.

Planet e Greqisë për të shtrirë ujërat e saj territoriale në 12 milje detare, sipas udhëheqësit të Partisë Nacionaliste për Veprim janë për qëllime lufte për Turqinë.

Teksa komentoi ftesën e kancelares Merkel për vendet e Bashkimit Europian për të mbështetur Greqinë, ai e cilësoi si thirrje për kryqëzatë, duke kërkuar edhe rishikimin e statusit të ishujve të Dodekanezit.

“Duke marrë parasysh karakteristikat gjeograke, politike dhe karakteristikat e tjera të Dodekanezit, ajo do të rigjallërojë shpresat për paqe dhe stabilitet në Egje dhe do të kompensojë padrejtësinë kundër vendit tonë, nëse statusi i tyre ligjor rishikohet”, u shpreh Bahcelli.

Mediat greke nisën të kishin epiqendër të raportimeve të tyre pikërisht deklaratat e tij, të cilat erdhën në përvjetorin e luftës kundër Greqisë.

Aleati i Erdogan është shprehur se zgjatja e ujërave territoriale Greke në 12 milje detare është një Casus Belli dhe shtrirja me 12 milje shihet si një plan i ri nga ana e Greqisë për të pushtuar Turqinë.

“Greqia dhe mbështetësit e saj të vegjël, të cilët nuk shohin dhe nuk interesohen për pasojat serioze që do të pësojnë nëse luajnë me nervat e kombit turk, janë mes një fushate provokimesh, të cilat do të kenë një fund shumë të keq”, tha ai.

Sipas tij, Greqia duhet këshilluar që të pranojë ligjin ndërkombëtar./Er.Ke/Fjala.al

Të fundit

Mero Baze: Hipokrizia e Berishës me kandidatët e vet

Ka dy modele sjelljeje ndaj kandidatëve që kanë pretendime për votën preferenciale, e cila sipas tyre nuk është numëruar...

“Nuk jam Nesti Angoni”, çfarë po paralajmëron Myslim Murrizi?

Demokrati Myslim Murrizi sot ka shkruar një postim të gjatë në rrjetet sociale, ku ka vijuar me akuzat e tij brenda PD dhe ka...

“PD do të shkatërrohet nëse nuk dëgjon çfarë do elektorati, por ndjek Berishën”

nga SPARTAK NGJELA - E djathta shqiptare është në krizën e identitetit të saj - kjo është e vërteta politike e kësaj kohe. Dhe...

Blendi Kajsiu: Bashkia e Tiranës shkërrmoq propagandën për ‘vjedhjen’ e zgjedhjeve

Përralla e vjetër elektorale e berishizmit është se zgjedhjet nuk i humb Sali Berisha por i manipulon Edi Rama, me krimin e organizuar, me...

Jakin Marena: Vesi del me shpirtin, pse Berisha ‘përlotet’ për zgjedhjet në komunizëm?!

Kryetari i PD, Sali Berisha, po përdor të gjitha mënyrat dhe mjetet për të bindur mbështetësit e vet demokratë në alibinë e tij, se...

Lajme të tjera

Web TV