Makina përplas këmbësoren në mes të kryqëzimit në Elbasan

Një automjet ka përplasur një të moshuar mbrëmjen e kësaj të diele në Elbasan, duke e lënë të plagosur. Ngjarja ka ndodhur te vendi i quajtur “Kryqëzimi i Bankave”.

Burime bëjnë me dije se e moshuara nga nxitimi dhe pakujdesia për të kaluar rrugën i ka ndërprerë drejtimin e lëvizjes automjetit Megjithë tentativën e drejtuesit të automjetit për të evituar aksidentin, e moshuara është goditur nga ana e tij.

E moshuara është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet që sollën këtë aksident./En.Br./Fjala.al