Mercedes dominon në Belgjikë, Hamilton dy fitore larg rekordit të Schumacher

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kampioni i botës Lewis Hamilton ka triumfuar dhe në Çmimin e Madh të Belgjikës, duke e thelluar avantazhin nga pilotët e tjerë në Formula 1. Britaniku e nisi në ‘pole-position’ garën dhe e përfundoi po në të njëjtën pozicion, duke triumfuar për herë të 89 në karrierë në F1, vetëm dy fitore më pak se rekordmeni Michael Schumacher (91).

Pas tij, u pozicionua shoku i tij i skuadrës Valtteri Bottas, duke dëshmuar superioritetin teknik të Mercedesit.

Në përfundim të garës Hamilton deklaroi: “Nuk ishte garë e lehtë. Temperaturat e asfaltit ishin të ulëta dhe po humbisja kontrollin e gomave. Isha nervoz duke besuar se problemet e Silverstonit po përsëriteshin, por për fat të mirë arritëm të fitonim garën. I jam shumë mirënjohës ekipit dhe Mercedesit për mbështetjen e vazhdueshme.”

Pas ”jashtëtokësorëve”, vendi i tretë në podium u zu nga holandezi Max Verstappen i Red Bull, i cili mbeti afër mjeteve Mercedes gjatë gjithë garës, ndërkohë që ngushëllim ka edhe për Ricciardo, që me Renault-in e tij që mori xhiron më të shpejtë dhe vendin e katërt.

Një zhgënjim për Ferrarin, që rrezikon ta mbyllë në anonimitet sezonin, me Vettel dhe Leclerc që mbetën jashtë zonës së pikëve.

Gara pati dhe një moment të frikshëm kur në xhiron e 10-të u përfshinte në aksident piloti i Alfa Romeo-s, Antonio Giovinazzi me pilotin e Williams britanikun George Rusell fatmirësisht pa pasoja për pilotët./En.Br./Fjala.al

 

Të fundit

Gjykata e Kasacionit në Itali: Dyshime për marrëveshjen me Shqipërinë për emigrantët

Në një raport të gjatë mbi ndalimin e shtetasve të huaj, me fokus në protokollin Itali-Shqipëri, Gjykata e Kasacionit...

Funari, ‘Zvicra e vogël’ që po tërheq turistët në Elbasan. Mungojnë…

Vetëm pak kilometra larg nga Elbasani dhe Tirana, mes kodrave të gjelbra ndodhet Funari, një perlë e fshehur që po shndërrohet në një nga...

Frikë nga Trump, Gjermania dhe Italia duan ta kthejnë arin nga SHBA

Sipas një raporti të fundit të Financial Times, Gjermania dhe Italia zotërojnë respektivisht rezervat e dyta dhe të treta më të mëdha të arit...

Pse Brad Pitt qëndroi zgjuar për 36 orë?

Brad Pitt, ka zbuluar se nuk ka mundur të flejë për 36 orë pas përvojës së tij pas timonit të një makine “McLaren” të...

Rama reagon ndaj deputetit britanik: Të këmbëngulësh në gabim është djallëzore

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur ashpër deputetit britanik Nigel Farage, i cili së fundmi deklaroi se “1 në 50 shqiptarë që jetojnë në...

Lajme të tjera

Web TV