Zgjedhjet në Mal të Zi/ Procesi vazhdon normalisht, ja sa shqiptarë kanë të drejtën e votës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vijon normalisht procesi i votimit në Malin e Zi.

Deri tani nuk raportohen incidente të rënda, duke bërë kështu që procesi i votimit për zgjedhjet të vazhdojë i qetë.

Janë 24 mijë shqiptarë që kanë të drejtën e votës në shtetin malazez  dhe pjesa më e madhe e tyre jetojnë në Tuz. Vetëm në Tuz ka 7 qendra votimi.

Shqiptarët këtë herë kanë mundësinë që të votojnë për partitë politike shqiptare. Votimi që ka nisur në orën 07.00 pritet të mbyllet në orën 20.00.

Në total, kanë të drejtën e votës në Mal të Zi më shumë se 540 mijë qytetarë, të cilët do të zgjedhin përbërjen e re të parlamentit në shtetin malazez. Në këto zgjedhje parlamentare, marrin pjesë 11 lista zgjedhore, nga të cilat 6 jkanë koalicione dhe 5 parti politike.

Pjesë e zgjedhjeve janë dhe partitë shqiptare, të cilat garojnë vetëm në dy koalicione. Partia e Milo Gjukanovic kërkon fitoren e 11-të, ndërsa ka plot 30 vjet në pushtet.

Ekspertët shohin më shumë “luftën politike” mes partive opozitare pro serbe dhe asaj të Gjukanovic, që ka gjatë në pushtet, por është pro perëndimore. /Ra.My.Fjala.al/

Të fundit

I akuzuar për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës, shtyhet seanca gjyqësore

eanca gjyqësore ndaj Dritan Rexhepit për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës është shtyrë. Shkak është mungesa e avokatit të...

Lëkundje tërmeti në Shkodër, ja sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 4.2 i shkallës rihter është regjistruar këtë të premte në Shkodër. Qendra Europiane e Sizmologjisë raporton se epiqendra e tërmetit ka...

Rusia e gatshme për bisedime bërthamore me SHBA-në

Në Rusi kanë thënë se janë të hapur për të negociuar çarmatimin nga armët bërthamore. Moska do të angazhohet me Washingtonin, por vetëm nëse përfshihen...

Për herë të parë në 30 vite, qyteti i Nju Jorkut kalon 5 ditë pa viktima nga të shtënat

Qyteti i Nju Jorkut ka kaluar 5 ditë (mes të dielës së javës së kaluar dhe të enjtes së kësaj jave) pa viktima nga...

Presidenti Trump fal 23 protestuesit kundër abortit

Donald Trump nënshkroi faljet për aktivistët kundër abortit të enjten, gjatë një raundi tjetër të urdhrave ekzekutivë nga Zyra Ovale. Presidenti fali 23 persona...

Lajme të tjera

Web TV