Erdogan: Greqia dhe Franca do të vuajnë pasojat për sundimtarët e tyre ambiciozë dhe të paaftë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë fjalimit të mbajtur në ceremoninë  e 98-vjetorit të fitores kundër ushtarëve grekë, Erdogan u shpreh se lufta e Turqisë për pavarësi dhe të ardhme më të mirë vijon edhe sot.

“Nuk është absolutisht rastësi që ata që kërkojnë të na përjashtojnë nga Mesdheu Lindor janë të njëjtët pushtues që u përpoqën të pushtonin atdheun tonë një shekull më parë”, theksoi Erdogan.

Në fjalimin e tij presidenti turk bëri thirrje që të ulen tonet, pasi Turqia është e vendosur të mbrojë të drejtat e saj me çdo kusht.

“A e pranojnë qytetarët grekë atë çka mund t’ju ndodh për shkak të ambicies dhe paaftësisë së udhëheqësve të tyre? A e kuptojnë qytetarët francezë çmimin që duhet të paguajnë për shkak të ambicies dhe paaftësisë se liderëve?

Ne u bëjmë thirrje armiqve tanë të ulin tonet dhe të kenë më shumë besim. Gjithkush që do të përballet me ne në tokë, në det dhe në ajër, ka parë vendosmërinë tonë për të mbrojtur legjitimitetin e Turqisë, interesat dhe të drejtat që burojnë nga ligjet ndërkombëtare.

Ata që nuk e shohin, do të përballen me këtë realitet në çdo fushë, në tryezë dhe në platforma ndërkombëtare”, tha Recep Tayyip Erdoğan, President i Turqisë.

Tensionet në ujërat e Mesdheut Lindor po rriten midis Turqisë dhe Greqisë. Ankaraja është duke kërkuar për burime natyrore pranë ishullit të Qipros, çka kundërshtohet nga Athina. Pas nisjes së përplasjes, Franca ka shtuar praninë ushtarake ne Mesdhe.

Bashkimi Evropian ka bërë thirrje që të dyja palët të gjejnë gjuhën e dialogut duke treguar solidaritet me Greqinë, e madje së fundmi kanë paralajmëruar edhe sanksione ndaj Turqisë. Ru. Do/ Fjala.al

Të fundit

Fyerjet ndaj shqiptarëve në Kumanovë, Spiropali: Shkupi të reagojë!

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka reaguar ashpër ndaj thirrjeve të egra antishqiptar që u hodhën në...

Sot, dita e fundit për të përzgjedhur 10 programet e studimit

Të gjithë maturantët, të cilët duan të vijojnë studimet e larta në universitete, sot, 3 gushti është afati i fundit që të aplikojnë për...

Spanjë, rrëzohet avioni privat, policia nis kërkimim për dy persona

Autoritetet spanjolle po vazhdojnë prej morësh kërkimet për dy pasagjerët e një avioni të lehtë me dy vende, i cili u rrëzua në det...

Politikani dënohet me burgim të përjetshëm pasi përdhunoi punëtoren e tij

Një gjykatë në shtetin Karnataka të Indisë ka dënuar me burgim të përjetshëm politikanin 34-vjeçar Prajwal Revanna, i cili u shpall fajtor për përdhunimin...

U kapën me kanabis në makinë, pranga tre të rinjve në Kukës

Tre persona janë arrestuar dhe një tjetër është proceduar në gjendje të lirë në Kukës, pasi gjatë kontrollit të policisë u është gjetur lëndë...

Lajme të tjera

Web TV