Kosovë, SBASHK paralajmëron se mësimi mund të shtyhet sërish

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndërkohë që ditën e sotme në Shqipëri rinisi pjesërisht mësimi për disa kategori të caktuara nxënësish shifrat jo shumë pozitive të Covid-19 në Kosovë mund të çojnë dhë në një shtyrje të nisjes së procesit mësimor.

Institucionet përkatëse kanë vendosur që mësimi të rinisë në 14 shtator nëse përgatitjet kryehen sipas IKShPK-së. Por kjo datë nuk është përfundimtare pasi SBAShK thonë që do trë kërkojnë një shtyrje të kësaj date në mënyrë që të shkollat të mos kthehen në një vatër të shpërndarjes së Covid-19.

“Pas rekomandimeve të IKSHPK-së të cilët Ministria e Arsimit i ka shndërruar si obligative për t’u zbatuar nëpër shkolla tona dhe pas një vlerësimi që kemi marrë me drejtorë komunal, kemi vërejtur nuk janë përgatitjet e nevojshme që të zbatohen masat dhe rekomandimet e IKSHPK-së, pra kemi bërë apel te MASh për një mirëkuptim të shtyrjes të vitit të ri shkollor në mënyrë që të përmbushen të gjitha rekomandimet e dhëna nga institucioni shëndetësor”, u shpreh Ymer Ymeri, sekretari i SBAShk.

Sekretari i SBAShK-ut, Ymer Ymeri për Ekonomia Online është shprehur që është më mirë që procesi mësimor të shtyhet për 14 ditë pasi mungojnë dezinfektuesit për duar në shkolla dhë ende nuk ka një listë të m,ësimdhënësve rezervë.

“Në një takim që kemi mbajtur dje ku kanë qenë shumë akterë aty dhe pas një diskutimi të gjatë kemi ardhur në përfundim se më mirë është që të shtyhet procesi mësimor për 14 ditë”, u shpreh ai, teksa thotë se në këtë periudhë dy javore që të bëhen përgatitjet e nevojshme që të fillojë mësimi.

Nëse të gjithë akterët angazhohen në mënyrë shumë serioze për t’i përmbushur kushtet që i ka dhënë IKSHPK-ja, mendoj që ia arrijmë. Shkollat nuk kanë dezinfektues për duar, iu duhen një kohë me i kontraktua kompanitë që furnizohen me to, pastaj nuk kemi një listë të mësimdhënësve rezervë, të cilët që këta mësimdhënës mund të sëmurën të hënën dhe ta kenë të pamundur të shkojnë në shkollë. Nuk kemi mësimdhënës rezervë të cilët mund t’i zëvendësojnë ata.

Lexo edhe :  Spanja i kërkon Airbnb të tërheqë nga platforma mijëra shtëpi pushimi

Shumë sinqerisht iu kemi thënë se nëse deri më datë 14 shtator na gjen e njëjta situatë sikur sot, përsëri apeli ynë do të jetë mos me filluar mësimi për shkak se e shohim humbje më të madhe të jetës së njerëzve sesa humbjen e procesit mësimor dhe nuk dëshirojmë që shkollat të jenë vatra të shpërthimit të epidemisë dhe përhapjes së saj. Dëshirojmë që të jenë vatra të diturisë”, tha ai.Jo.Be/Fjala.al

Të fundit

Përshpejtohet rënia e lindjeve, në 4 vite 26% më pak foshnja. Zona e veriut, më e prekura

Po kalojnë gati dy vite nga zhvillimi i censit 2023 dhe vendi ende nuk ka popullsinë zyrtare vjetore, por...

Britania kritikon ashpër Izraelin: Të tmerruar nga ajo që po ndodh në Gaza!

“Ajo që po shohim në Gaza është e papranueshme, absolutisht e patolerueshme. Nuk mund të lejojmë që palestinezët të vdesin nga uria. Jemi të tmerruar nga...

Këmbimi valutor 21 maj/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja sot

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, një dollar do të blihet me 86.1 lekë dhe do shitet me 87.6 lekë. Ndërkohë...

Eksplozivi pranë pallatit të Dakos/ Xheniot bënë shpërthimin e kontrolluar

Një pako e dyshimtë u gjet mbrëmjen e kaluar pranë pallatit të ish kryebashkiakut Vangjush Dako, në Durrës. Mësohet se xheniot kanë kryer shpërthimin e...

Milot – Thumanë, drejt nisjes së punimeve/ Projekti lejon shpejtësi 140 km/orë

Shoqëria “G2 Blu”, mbajtëse e koncesionit për ndërtimin e aksit rrugor Milot – Thumanë po avancon me marrjen e lejeve të nevojshme për nisjen...

Lajme të tjera

Web TV