Çështja e kufirit detar me Greqinë dhe zgjerimin e shtetit fqinj me 12 milje ka ngjallur diskutime të shumta lidhur me këtë çështje.
Së fundmi ka reaguar edhe Presidenti i vendit Ilir Meta duke i kërkuar informacion zyrtar Kryeministrit.
Kreu i Shtetit kërkon informacion mbi qëndrimin e qeverisë shqiptare mbi këtë çështje, që ka ngjallur mjaft debat.
Ai gjithashtu kërkon të dijë se çfarë ka diskutuar kryeministri Rama me homologun grek, Kyriakos Mitsotakis. /Ra.My.Fjala.al/