Krujë/ Zbarkojnë 15 grupe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mëngjesin e sotëm 15 grupe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë kanë zbarkuar në Krujë.

Ky  operacion ishte i organizuar nga  Policia e Tiranës dhe ajo e Krujës.

Mësohet se operacioni kryhet për asgjësimin e parcelave të mbjella me kanabis sativa në këtë zonë.

Forcat policore të Tiranës janë nisur dhe kontrollojnë, sidomos zonat e Malësisë së Krujës dhe në Nikël.

Sipas policisë,  Kruja, Nikla dhe Ishmi janë ndër zonat ku dyshohet se janë mbjellë sasi të konsiderueshme kanabisi.

Nga 80 parcela që janë evidentuar dhe asgjësuar vitin e kaluar, këtë vit janë mbi 200 parcela të evidentuara dhe të asgjësuara.

Nuk dihet saktësisht sesa bimë do të asgjësohen gjatë ditës së sotme, por për këtë vit numri i bimëve të asgjësuara shkon mbi 10 mijë.

Kjo shifër e bimëve të asgjësuara është e përafërt, pasi detajet e operacioneve nga ana e policisë mbahen sekret. Ru.Do/ Fjala.al

Të fundit

Sterilizimi, SPAK kërkon nga 10 vite burg për dy “shokët” e Ilir Beqajt

SPAK i kërkoi Gjykatës së Posaçme të deklarojë fajtorë të tetë të bashkëpandehurit e ish-ministrit, Ilir Beqaj, të akuzuar...

Telefonata që trazoi ujërat te Bayern: “Ku jemi me merkaton? Largohu nga SHBA!”

Uli Hoeneß, Karl-Heinz Rummenigge dhe Herbert Hainer, kokat drejtuese të Bayern, janë të zhgënjyer me ecurinë aktuale të skuadrës. Më saktë, me merkaton, ku...

Kontrabandë me karburant, arrestohet punonjësi i policisë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë inspektorin e policisë Fatbardh Kuçana, me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë...

Urdhër i ri nga Trump, Berisha: E ka me Ramën, jo me mua

Urdhri i presidentit të SHBA Donald Trump për të shtytur edhe me një vit vlerësimin e administratës amerikane për gjendjen emergjente në Ballkan është...

Ambasada Amerikane trajnon prokurorët shqiptarë, çfarë po ndodh?

Selia diplomatike e Rrugës së Elbasanit ka pritur për dy ditë më radhë prokurorët shqiptarë në një trajnim të posaçëm mbi hetimin dhe ndjekjen...

Lajme të tjera

Web TV