Rama, deputetëve: Nëse do të votohej këtë të diel, do të fitonim por s’mjafton…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i vendit, Edi Rama, u ka kërkuar deputetëve që pas mbledhjes së grupit parlamentar të PS në Elbasan, t’u kërkojnë llogari vetes papushim dhe të bëhen shembuj për qytetarët.

‘’Shpeshherë, për shumë arsye, prirja për të mos e mbajtur parasysh faktin, nderin e madh kthehet në të gabuar. Por çfarë mund të kërkoni tjetër ju, se unë s’kërkoj asgjë tjetër, për t’iu përgjigjur njerëzve, që duhet t’ia qani hallin edhe kur s’ia zgjidhni dot. Çfarë mund të kërkojmë pas 8 vjetësh, në pushtetin legjislativ dhe ekzekutiv. Për të bërë 7 herë më shumë për këtë vend.

Nga sot e deri ditën kur do paraqitemi para tyre, pse duhet të na votojnë. Një gjë duhet të kërkoni, papushim, llogari vetes. Jam unë ai që i neveris deputetët që i barazojnë me të keqen, i shajnë e i përqeshin, ata gabojnë.

Unë jo thjesht se jam një prej jush, deputet, por ju njoh që nuk e meritoni paragjykimin apo paragjykimet që ka formuar stereotipin e deputetit. Duke u nisur nga raste shumë specifike, por kush dhe si do e godasë këtë stereotip përveç nesh, askush. Ka vetëm një forcë goditëse për atë stereotip, forca e shembullit. Çdo gjë tjetër e përforcon stereotipin.

Sot sështë dita për të folur me emra, dhe shembujt në PS nuk janë pak. Por s’mjaftojnë. Sfida e çdo deputeti. Të bëhet forca e një shembulli që do përballen me të padukshmit, padurimin, hatërmbetjet, me gjithë ndjesitë e brendshme që janë kundërshtarët tanë realë, opozita reale. ‘’- tha Rama.

Rama u shpreh se nuk ka dyshime se nëse zgjedhjet do të ishin këtë të diel, PS do të fitonte. Por sipas tij kjo nuk do të mjaftonte pasi PS nuk do të merrte të gjitha votat që meritonte, por sulmon opozitën duke thënë se në po të njëjtin rast do merrnin më pak vota se 3 vite më parë.

Lexo edhe :  “21 Janari, krim kundër njerëzimit”/Çupi: Nëse nuk zbardhet, shteti nuk do të ecë përpara

‘’Nuk dyshoj se nëse do të votohej këtë të dielë do të fitonim zgjedhjet. Por s’besoj se do fitonim të gjitha zemrat e atyre që na kanë votuar, apo s’na kanë votuar dhe as do e votojnë atë forcë apo grup forcash që na kanë përballë.

Këtë të dielë do merrnim më pak vota se sa do meritojmë. Kurse ata do merrnin më pak se 3 vite më parë. Populli pret shumë më shumë nga ne, dhe asgjë nga ata. Dhe kanë të drejtë. ‘’- shtoi Rama. Ka.Li/fjala.al

Të fundit

Kokainë, kanabis, armë dhe para!Arrestohen dy të rinj në kryeqytet, nën hetim dy të tjerë

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim se specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë,...

Nisin dorëheqjet nga krerët e degëve të PD pas deklaratës së Berishës

Pas deklaratës së Sali Berishës dhe udhëzimit të PS që të gjithë kryetarët e degëve që duan të kandidojnë në primare duhet të japin...

I akuzuar për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës, shtyhet seanca gjyqësore

eanca gjyqësore ndaj Dritan Rexhepit për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës është shtyrë. Shkak është mungesa e avokatit të Aldo Majnishtës dhe ky i...

Lëkundje tërmeti në Shkodër, ja sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 4.2 i shkallës rihter është regjistruar këtë të premte në Shkodër. Qendra Europiane e Sizmologjisë raporton se epiqendra e tërmetit ka...

Rusia e gatshme për bisedime bërthamore me SHBA-në

Në Rusi kanë thënë se janë të hapur për të negociuar çarmatimin nga armët bërthamore. Moska do të angazhohet me Washingtonin, por vetëm nëse përfshihen...

Lajme të tjera

Web TV