Rusi/ Dhunohet aktivisti i njohur për të drejtat e njeriut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Rusi të dielën, ku 22-vjeçari, Egor Zhukov, bloger dhe  aktivist i njohur për të drejtat e njeriut, është qëlluar nga dy persona që i zunë pritë para banesës së tij, pak para se të largohej me një motor.

Zhukov nuk është një emër i panjohur në Rusi, pasi një vit më parë u shndërrua në simbol të protestave atje.

Stafi i tij i punës postoi foto të 22-vjeçarit me fytyrë  të gjakosur, sy të fryrë dhe buzë të çara në disa media sociale. Pavarësisht dëmtimeve, Egor u shfaq  i qetë.

Diagnoza e tij tregon për tronditje në kokë.

Aktivisti i njohur dhe blogeri Zhukov u arrestua në gusht të vitit 2019 për pjesëmarrje të paligjshme në protesta kundër përjashtimit të kandidatëve të pavarur nga zgjedhjet në Duma në Parlamentin e Rusisë.

Ai u dënua për organizim të protestave të dhunshme. Dënimi i tij u komentua gjerësisht në Rusi ndërsa shoqëria civile u mobilizua për lirimin e tij.

Në fund të procesit, ai u dënua për nxitje të ekstremizmit, veçanërisht në katër materiale video të publikuara në vitin 2017, të cilat përmbanin disa imazhe të protestave kundër qeverisë.

Zhukov u dënua në dhjetor me tre vjet burg, mirëpo më vonë u lirua me kusht, ndërsa u komentua si një fitore në Rusinë e sotme.

Moska kishte urdhëruar mbylljen e kanalit të tij në YouTube për dy vjet.

Zhukov punon për Radio Echo të Moskës. /Er.Ke/Fjala.al

 

Të fundit

Pse rusët kanë fituar gjithmonë në samite?

Nga Federico Rampini, Corriere della Sera Historia është një shenjë e keqe, vetëm disa orë para samitit të Alaskës. Pavarësisht...

Ky është i burgosuri që minutat e fundit të jetës foli veç për një poezi…

Poshtë nënkresës, në spitalin e burgut, Mirash Ivanaj mbante një poezi që ia kishte dhënë dikush dhe që ai donte të shihte dritën e botimit. Një prej...

Drejtuesit mbi 70 vjeç rrezikojnë të humbin patentën për shkak të një testi

Ndryshimet në ligje janë nxitur nga rritja e ndjeshme e aksidenteve të rënda rrugore ku përfshihen drejtues mjeti mbi 60 vjeç. Drejtuesit e mjeteve në...

Dashuria për Coca Cola i solli Guinness, koleksionon mbi 5600 objekte unike

Një fanse e pijeve të gazuara nga Karolina e Veriut rimori një titull në Librin e Rekordeve Botërore Guinness kur koleksioni i saj i...

Si të mbroni telefonin tuaj nga nxehtësia ekstreme këtë verë

Ka gjëra që mund të bëni për të mbrojtur pajisjen tuaj nga nxehtësia e lartë. Pushimet verore kanë mbërritur dhe shumë prej nesh do të...

Lajme të tjera

Web TV