Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, plagoset një person

Të shtëna me armë zjarri janë degjuar pak minuta më parë në qytetin e Shkodrës ku për pasojë ka mbetur i plagosur një person.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si kryqëzimi ‘Prek Cali”. Ende nuk dihet identiteti i  të plagosurit ndërkohë që burime bëjnë me dije që ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.