Vatër virusi në Elbasan, të infektuar në institucione dhe spitale

Në qytetin e Elbasanit vijojnë të shtohen rastet e personave të infektuar nga Covid-19.

Është rritur po ashtu numri i personave që kanë kryer testimet, por ndërkaq dyshohet se ka edhe të tjerë që kanë simptoma por që neglizhojnë kontaktin me mjekun e familjes.

Situata është përkeqësuar edhe për shkak të neglizhencës që po tregohet nga ana e qytetarëve në respektimin e rregullave anti Covid. Gjatë kësaj fillim jave rastet e reja me Covid pozitiv janë shtuar ne disa pavione të Qendrës Spitalore por edhe në institucione.

Në fillim të kësaj jave në qytetin e Elbasanit ndërroi jetë një biznesmen i moshës së mesme i cili më herët rezultoi negativ pas kryerjes së testit. /Ra.My.Fjala.al/