Rol kyç në luftën me HIV/AIDS në Shqipëri, ndahet nga jeta epidemiologu i njohur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndahet nga jeta epidemiologu Memo Boçi, mjeku që ndërtoi programin e parë të parandalimit të HIV/AIDS në Shqipëri duke parandaluar një katastrofë në vend.

Lajmin e ka dhënë mjekja Silva Bino e cila mes trishtimit për ndarjen e tij nga jeta, kthehet pas në kohë duke kujtuar kohën kur ishte ende studente.

Ajo e cilëson Boçin një njeri që përqafonte çdo gjë të re dhe i papërtuar për të ndihmuar të rinjtë.

“Mbaj mend që ishin ditë me shi dhe ishte shkurt 1988. Prisja se kush do të ishin anëtaret e komisionit të provimit pasuniversitar të epidemiologjisë. Në atë kohë sëmundjet infektive dhe higjena siç quhej  ishin një departament por ndërsa për sëmundjet infektive ishin profesorët e infektivit për epidemiologjinë duhej një komision më i gjerë.

Do të jetë Memo Boçi më thanë i cili  në atë kohë ishte Drejtor i Përgjithshëm i Higjienës dhe Epidemiologjisë në MSH. Do ta vendosë ai se ku dhe kur.

Më në fund u la data 29 Shkurt. Memo Boçi ishte legjenda e programeve dhe punëve të higjienës dhe parandalimit. Dr.Memo zakonisht vendoste që këto provime të kryheshin në Institutin e Higjienës si vendi kyç  i parandalimit dhe ashtu u bë.

Ishte aq miqësor dhe i qeshur dhe ma hoqi menjëherë ankthin e provimit.  Pyetja e parë ishte se pse kisha zgjedhur këtë nëndegë dhe pastaj vazhduam me tezat e provimit.

Më pas më la një detyrë  të veçantë të shoqëroja një konsulent të famshëm të OBSH të HIV/AIDS  Dr.Daniel Tarantolen në vendet e sterilizimit të shiringave dhe më lejoi të merja pjesë në takimin përfundimtar me të ku u tha qartë se çfarë  katastrofe e priste Shqipërinë po të mos merreshin disa masa. Të cilat një për një Dr.Memo u përpoq aq shumë dhe u morën qysh nga depistimi i gjakut, shiringat me një përdorim etj. Këto që ne sot i marrim të mirqena u vendosën me shume mund nga Dr. Memo Boçi.

Lexo edhe :  Horoskopi ditor, 6 Korrik 2025

E më vonë kur ne do të paraqiteshim në konferencën për AIDS në Lisbonë në vitin 1990 ishte ai që pas asnjë ngurim na vuri në dispozicion materialet që prezantimi Shqipërisë të ishte sa më dinjitoz. Ishte Memo Boçi personi që  me dedikim nuk lejoi që Shqipëria të pësonte katastrofë nga HIV/AIDS  dhe që ndërtoi programin e parë të  parandalimit të HIV/AIDS në vend.

Dr.Memo ishte një person që përqafonte çdo gjë të re dhe nuk përtonte të ndihmonte të rinjtë.  Ishte një model i njeriut punëtor e të përkushtuar në fushën e parandalimit. Kurioz nga natyra dhe me etjen për të mësuar në çdo kohë  themeloi shoqatën Stop AIDS që u bë paranoja e shoqërisë civile për HIV/AIDS.

Një burrë i mençur dhe plot forcë që do të na mungojë  shumë. Shpresuam shumë që do ja dilte por nuk mundem. Pusho në paqe profesori ynë tu kesh lënë uratën djemve Arianit që nuk tu nda më shërbimin e tij, Jonës e mbesave”, shkruan Bino./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

A ndihmohen dot fermerët me 30 milionë euro garanci shtetërore?

Fatos Çoçoli Nën nxitjen dhe këmbënguljen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave ka njoftuar se qeveria...

Arabia Saudite si Kanadaja, sistem i ri klasifikimi për të punësuar të huajt

Arabia Saudite ka prezantuar një sistem të ri klasifikimi (si Kanadaja) për lejet e punës tek të huajt, si pjesë e përpjekjeve të saj...

Pse Vuçiç po flet për armatosje e kërcënime?

I pamundur të heshtë zemërimin publik të popullit të tij, i cili prej rreth 8 muajsh proteston pa u ndalur për të kërkuar rrëzimin...

Lapaj: Rama sillet sikur ka zbritur për herë të parë nga avioni

Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka reaguar për ngjarjen e sotme në Theth, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama është kujtuar vonë...

Meta apelon vendimin e GJKKO për masën e arrestit me burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi...

Lajme të tjera

Web TV