Pacienti që u vetëvra te ‘Shefqet Ndroqi’, vjehrri i deputetit socialist

Mbrëmjen e sotme një 65-vjeçar i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i katërt i spitalit “Shefqet Ndroqi” në Tiranë.

Mësohet se viktima është Hasan Mira, nga Klosi, i cili kishte dy ditë i shtruar në spitalin Covid-2 pasi ishte prekur nga koronavirusi.

65-vjeçari është vjehrri i deputetit socialist, Gjetan Gjetani. Ai nuk kishte sëmundje shoqëruese, por gjatë ditës së sotme ka shfaqur probleme psikologjike.

Ky është rasti i dytë që një pacient i prekur me koronavirus është vetëvrarë duke u hedhur nga spitali. Në datën 13 gusht, 29-vjeçari Xhino Koça i dha fund jetës në të njëjtën mënyrë.
Dyshohet se edhe një pacient i tretë ka tentuar të hidhet nga lartësia po në të njëjtin spital por është ndaluar në kohë nga stafi mjekësor. Ka.Li/fjala.al