Kombëtarja kuqezi mbërrin në Minsk

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kombëtarja shqiptare është nisur sot rreth orës 16:00 drejt Minskut, ku të premten mbrëma do të luajë ndaj Bjellorusisë në ndeshjen e parë të Kupës së Kombeve. Delegacioni kuqezi ka mbërritur rreth orës 20:00 në kryeqytetin bjellorus dhe është akomoduar menjëherë në hotel.

Atmosfera në skuadër është mjaft pozitive. Pas seancës së zhvilluar të mërkurën në mëngjes në Durrës, skuadra do te zhvillojë të enjten seancën zyrtare stërvitore duke filluar nga ora 18:15 në stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja.

Ndërkohë, 30 minuta përpara stërvitjes së fundit trajneri Edoardo Reja dhe kapiteni Elseid Hysaj do të dalin në konferencë për shtyp.

Siç është bërë më herët me dije, nuk kanë udhëtuar me ekipin lojtarët Hysen Memolla, Ylber Ramadani dhe Ardian Ismajli. Memolla e Ismajli kanë ardhur të dëmtuar në grumbullim dhe nuk u rikuperuan dot për sfidën e parë, ndërsa Ramadani ka pësuar një dëmtim në stërvitje.

Të tre këta lojtarë do të qendrojnë në Shqipëri e do vazhdojnë terapi dhe stërvitje në mënyrë të diferencuar me shpresën që të mund të rikuperohen për ndeshjen e dytë kundër Lituanisë në “Air Albania Stadium” ditën e hënë.

La.Mi.Fjala.al

 

Të fundit

“Ajka është lule e bukur e gjakut tim”/Besi flet i përlotur për dashurië e madhe të jetës

A është i lumtur Bes Kallaku? Kësaj pyetjeje, kryeplaku i “Ferma VIP” iu përgjigj në studion e “Vizioni i...

E dinit? Ja pse Parisi njihet si “Qyteti i Dritës”

Parisi, kryeqyteti i Francës, është i njohur për arkitekturën e tij mahnitëse, thesaret artistike dhe ambientin romantik. Megjithatë, pak e dinë se ky qytet...

U gjykuan për diferencën në moshë, biznesmeni u ‘mbyll’ gojën komentuesve

Lidhja e Diola Dostit dhe Erolld Belegut është në qendër të vëmendjes kohët e fundit. Deri më tani, Diola ka dhënë disa intervista ku...

Si ndikojnë orët e gjumit në shëndetin e zemrës

Lidhja e gjumit me shëndetin e mirë është tashmë e njohur dhe e vërtetuar. Orët e gjumit dhe sidomos ato të gjumit të natës,...

“Një në 4 apartamente blihen nga të huajt”/Ekspertët: Ja zonat më të preferuara në Tiranë

Një në katër apartamente në Shqipëri blihen nga të huajt, ka deklaruar në  një emision televiziv drejtori Ekzekutiv i NAREA, Reinaldo Pipiria. “Ndryshe nga 2022...

Lajme të tjera

Web TV