Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën ndryshe, duke postuar një video ku shfaqet monumenti i dedikuar Luftës së Vlorës.
Kreu i qeverisë kujton se këtë monument e ka bërë babai i tij Kristaq Rama, duke shtuar se në të gjenden kujtimet e luftës së popullit vlonjat.
Postimi i Edi Ramës:
MIRËMËNGJES ?
në këtë ditë të veçantë të 100 vjetorit të Luftës së Vlorës, kur duke ju uruar një ditë të mbarë nuk e fsheh dot kënaqësinë që më jep kjo video e monumentit ku shoh duart e tim eti, Kristaq Ramës, s’rri dot pa ju thënë se ndjehem bukur, shumë bukur, për faktin se kushdo që do ta përkujtojë atë luftë do të përulet përballë kësaj vepre, e cila e mbart me seriozitet përballë kohës që ikën barrën e kujtimit për Luftën e Vlorës??
#RESPEKT?
https://www.facebook.com/watch/?v=367076050963071&extid=Vl68TAqRR8v8ly4T