Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në orën 16:10 ku një 56-vjeçar ka rënë nga lartësia e një kantieri ku punonte dhe për pasojë ka humbur jetën.
56-vjeçari me iniciale I.B ka qenë duke punuar në një kantier ndërtimi në rrugën “Kongresi i Manastirit”.
Ky është aksidenti i dytë në punë i ndodhur ditën e sotme pasi pak orë më parë një 35-vjeçar në Kamëz humbi jetën pasi e kapi makineria e punës në fabrikën ku punonte./Jo.Be/Fjala.al