Gazetarja: Në Sanatorium pacientët kanë telefon

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetarja Ermelinda Hoxhaj deklaron se në Senatorium pacientët kanë telefon. Ajo sqaron se nuk ka kam informacion zyrtar për spitalin Infektiv, por në Sanatorium sipas saj pacientët kanë telefon sepse kjo është e deklaruar nga mjekët por edhe vet familjarët.

Përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, gazetarja sqaron se një mjek pneumolog, apo infeksionit nuk e gjykon dot gjendjen psikologjike të një pacienti.

Postimi i plotë i Ermelinda Hoxhajt

Nuk kam informacion zyrtar për spitalin Infektiv, por në Sanatorium pacientët kanë telefon.

E deklaruar kjo nga mjekët por edhe vet familjarët.

Problemi qëndron, se një mjek pneumolog, apo infeksionit nuk e gjykon dot gjendjen psikologjike të një pacienti.

Dhe të mos harrojmë se mjekët, infermierët por edhe personeli ndihmës në këto spitale janë të tej lodhur.

A ka ushqim, a pine apo hane buke pacientet?

Spitalet janë me katering, ushqimi u vjen nga kompanitë private. Ne si taksapagues paguajmë miliona leke për këtë shërbim.

Shoh shume familjare që çojnë ushqime. Por sot të gjithë me pohuan se e çojnë nga dëshira, si formë qe tu tregojnë familjarëve që janë aty dhe po i presin të shërohen.

Legjenda urbane ka pafund. I lëne pa buke e pa uji. I deklarojnë të vdekur kur janë ende gjallë.

Nëse dikush do te flas dhe ka prova, unë do bëhem zëri juaj. Asnjëherë nuk jam bërë pjesë e atyre që mbulojnë të vërtetën.

Bashkëpunimi i të gjithëve është domosdoshmëri në këtë rast. Humanizmi është thelbësor.

Të fundit

“S’jam penduar për objektivin”/Mesazhi i japonezit që kurseu gati 800,000 euro në 20 vite

Një burrë japonez kaloi mbi dy dekada duke jetuar në kushte ekstreme për të arritur lirinë financiare, por një...

Ligj i ri në Britani: Kriminelët e huaj do të deportohen menjëherë pas vendimit

Shumica e kriminelëve të huaj të dënuar nga gjykatat britanike do të deportohen menjëherë, në vend që të vuajnë 30 për qind të dënimit...

11 gusht 1934 – U hap burgu federal i njohur me emrin Alkatraz

Një simbol i frikës, izolimit dhe dështimit të rehabilitimit Më 11 gusht 1934, në zemër të Gjirit të San Franciskos, mbi një ishull të vogël...

Horoskopi ditor, 11 Gusht 2025

Dashi Pas një periudhe paksa delikate dhe te paqëndrueshme për jetën tuaj ne çift, me ne fund do e stabilizoni situatën. Do jeni me te...

Izraeli nuk tërhiqet, tanket po përparojnë në Gaza

Forcat izraelite po vazhdojnë ofensivën e tyre në Rripin e Gazës, me tanke që përparojnë drejt korridorit të Moragut, zonë që ndan Khan Younisin...

Lajme të tjera

Web TV