Policia ka arrestuar dy persona në kuadër të operacionit të koduar “Droni 2020”, për goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.
Në pranga kanë rënë shtetasit E. XH., 37 vjeç, banues në fshatin Grabovë, Gramsh dhe E. T., 33 vjeç, banues në Burrel, kishin kultivuar bimë narkotike.
Në lokalin e 37-vjeçarit, policia ka gjetur disa fara të dyshuara si fara kanabisi.
‘’Si rezultat i kontrollit të territorit me anë të dronit dhe informacioneve të marra në rrugë operative se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në fshatin Grabovë e Poshtme, Gramsh, kishin kultivuar bimë narkotike, si dhe falë punës së mirorganizuar dhe reagimit në kohë, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur evidentimin dhe goditjen e këtij rasti. Në vijim të hetimeve, në lokalin e shtetasit E. T., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale disa fara të dyshuara si fara kanabisi’’, informon policia.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme procedurale.
Ka.Li/fjala.al