Hysaj: Duam fitore në Minsk për një nisje të mbarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një mungesë 9-mujore, që në vend që të krijojë largësi, e ka afruar edhe më tepër grupin e Kombëtares. Kështu ka deklaruar kapiteni kuqezi, Elseid Hysaj, duke folur të enjten në konferencën për shtyp në Bjellorusi.

“Jemi bashkuar si më përpara, – ka deklaruar ai. – U bënë shumë muaj që nuk jemi takuar. Të them të drejtën na kanë bërë mirë, pasi na ka bërë të ndjemë mungesën e kombit. Kjo mungesë e gjatë mendoj se na ka afruar më shumë me njeri-tjetrin.”

Futbollisti shkodran ka falënderuar të gjithë ata që kanë kontribuuar në Kombëtares, ndërsa ka vlerësuar evolucionin e grupit. “Dua të falënderoj Mavrajn dhe Bashën për atë që kanë dhënë në Kombëtare, por futbolli kështu është, vjen një moment kur secili do largohet kur e shikon të arsyeshme, – ka thënë ai.

– Mendoj se kemi të rinj të talentuar dhe mund të ecim shumë me ta. Me të rinjtë po mundohemi t’i fusim në grupin tonë dhe po ju japim një dorë për tu ambientuar me Kombëtaren.”
“Ne po nxjerrim shumë lojtarë të rinj, të cilët kërkohen nga ekipe të rëndësishme, – ka vijuar Hysaj. – Janë lojtarë të rinj dhe duhet të mësojnë shumë. Janë të rinj dhe e kuptojnë futbollin, po futen në grupin tonë.” 26-vjeçari ka folur edhe për formën e tij fizike, duke pohuar: “Forma ime nuk është 100% pasi një javë kam që nisa stërvitjen. Ekipi kundërshtar ka filluar kampionatin, ndërsa ne jo. Ne duhet të kuptojmë kur të sulmojnë e kur të mbrohemi. Kështu që, do të kemi disi probleme në formën fizike.”

Lexo edhe :  "Kur pronarit i prishen pazaret dhe gazetari ngel në rrugë"

“Kam provuar shumë role të ndryshe me ekipin e Napolit dhe Kombëtaren, – ka thënë futbollisti kuqezi sa u përket skemave. – Besoj se mund të ambientohem. Kam eksperienca që kam e kuptoj si duhet të përshtatem në çdo rol. E rëndësishme është që ta fillojmë mirë ndeshjen e parë. Duhet ta fillojmë mirë. Jemi gati të luftojmë për 3 pikë”, – ka përfunduar kapiteni i Kombëtares, Elseid Hysaj.

Të fundit

Sharon Stone për famën, sekretet familjare, abuzimin seksual dhe goditjen në tru

Simon Hattenstone U bë e famshme në mbarë botën me Basic Instinct dhe Casino. Pastaj pësoi një gjakderdhje truri pothuajse...

Fertilizimi in vitro falas, vijnë në jetë dy bebe te Koço Gliozheni

Dua dhe Mertoni erdhën në jetë falë programit kombëtar për trajtimin e infertilitetit, përmes procedurës in vitro që tashmë ofrohet në sistemin publik. Kryeministri Edi...

Zjarret, Shqipëria ka 46 mijë ha tokë të dëmtuara

Dëmet që po shkaktojnë zjarret e këtij viti po thyejnë rekorde në dekadat e fundit. Sapo një vatër shuhet të tjera shfaqen. Sistemi Evropian për...

E bujshme! Klubi italian interesohet për Mirlind Dakun

Rashid Rakhimov, trajneri i Rubin Kazan, foli pas ndeshjes së humbur 3-0 kundër Zenit Shën Petersburgut. Gjatë intervistës, tekniku i rusëve u shpreh edhe...

Mandatet e Andia Ullirit dhe Lapajt “ngrihen” deri më 25 gusht

Kolegji Zgjedhor ka marrë pushimet. Seanca e parashikuar për këtë të mërkurë për ndarjen e mandatit të vetëm të koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet nuk...

Lajme të tjera

Web TV