Intervista/ Leonard Karaj: Propaganda, arritja më e madhe e Rilindjes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Rama shpalli ambicien për një mandat të tretë qeverisës, duke përzgjedhur edhe grupin e të besuarve që do të drejtojnë fushatën zgjedhore në 12 qarqet e vendit. Cili mendoni se do të jetë “kali i betejës” për të kërkuar një mandat tjetër 4-vjeçar në zgjedhjet e vitit 2021?

Rama dhe “rilindasit” në përgjithësi njihen për populizëm dhe vetëmishërim deri në marrëzi. Jo rrallë herë gjatë këtyre viteve kemi parë një kryeministër, që edhe kur drejtimi i vendit dukshëm shkon drejt humnerës, ai është justifikuar me shprehjen: “kush punon, edhe gabon”! Në këtë kontekst, pritet që edhe këtë herë, ashtu si në 2017-n, PS-ja të mos fokusohet fare te ndonjë program konkret, të cilin as e ka pasur dhe zor se do ta ketë, por më së shumti te folklorizmat dhe batutat bajate të Ramës. Sakaq, edhe ndryshimet në qarqe, duke përzgjedhur më së shumti personazhe politike, përkundrejt ministrave me eksperienca minimale në fushata, të bën të besosh se kryeministri e ka kuptuar më së miri se “votuesi i tij” parapëlqen “estradën” përpallë realitetit dramatik.

Në më shumë se 7 vite kryeministër, si do ta komentoni qeverisjen “Rama”, cili është bilanci i tij, arritjet dhe dështimet?

Arritja më e madhe e Ramës dhe qeverisjes së Rilindjes ka qenë dhe mbetet propaganda. Askush më mirë sesa Rama nuk ka ditur që ta shesë edhe dështimin si një arritje ose, më e pakta, si një gabim i ardhur për “faj të Berishës”. Thuajse asgjë nga çfarë u tha gjatë fushatës zgjedhore të 2013-s nuk është konkretizuar në 7 vite qeverisje, të mbyllura me korrupsion galopant, plantacione pa fund me kanabis, në një shtet pa Gjykatë Kushtetuese, pa Gjykatë të Lartë dhe me një parlament në mediokritet total.

Lexo edhe :  “Nga i nxehti afrikan te rrebeshet e shiut”/ E diela sjell kthesën e papritur të motit

Në këto 29 vite demokraci mandati i dytë qeverisës sjell një lodhje nga pushteti. A po shfaq edhe PS-ja shenja të tilla dhe si mundet në 8 muaj para zgjedhjeve t’i rekuperojë problemet me të cilat është përballur të paktën në mandatin e fundit?

Nuk është se mandati i dytë qeverisës sjell lodhje më shumë sesa fakti që asnjë qeveri nuk ka mundur ta qeverisë këtë vend, pa zhytur gjithë grykësi duart në korrupsion. Në këtë kontekst, me gjasë, PS-ja mban një rekord unikal, pasi zor se mund të gjenden shpërdorime të fondeve publike, sidomos me PPP-të, më shumë sesa gjatë qeverisjes së Ramës.

Sipas jush, sa shanse reale ka për një mandat të tretë qeverisës Rama?

Në kushte normale Rama duhet të kishte zero shanse për një mandat tjetër qeverisës. Në kushtet aktuale: me një administratë tejet të fryrë (e gjeti me 115 mijë e ka çuar 170 mijë); me një pushtet vendor tërësisht të njëanshëm (60 nga 61 bashki të PS-së, me një numër mbi 130 mijë punonjës); dhe me një opozitë në gjumë letargjik, që duket se pushtetin do ta marrë në tavolinë, vetëm sepse “i ka ardhur radha”, “Rilindja” ka po aq shanse të fitojë, sa edhe opozita e Basha-Kryemadhi.

Të fundit

Vrasja e Anesti Ramës në Fier, mbërrijnë në gjykatë tre të akuzuarit

Sapo kanë mbërritur në Gjykatën e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Fier, tre të akuzuarit si bashkëpunëtorë të...

“Nuk ka uri në Gaza” Trump presion Netanjahut: Duhet të merrni një vendim

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, paralajmëroi Tel-Avivin, se “Izraeli do të duhet të marrë një vendim” për Gazën, pasi kryeministri Benjamin Netanyahu mohoi se...

Zbulohen eshtrat e Njeriut të Kennewick, nga skeletet më të vjetra në Amerikën e Veriut

28 korrik 1996 Më 28 korrik 1996, në brigjet e lumit Columbia pranë qytetit Kennewick në shtetin Washington të SHBA-së, u zbuluan mbetjet kockore të...

Tragjedi në det/ Mbytet trageti me mbi 100 persona, 13 viktima dhe dhjetëra të zhdukur

Të paktën 13 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra rezultojnë ende të zhdukur pas përmbysjes së një trageti me rreth 100 pasagjerë në shtetin...

Rithemelim, rikthim dhe revolucioni vazhdon!

Nga Alban Daci Kriza dhe serioziteti i një subjekti politik kuptohet nga dialektika që përdor dhe kjo e fundit ndërtohet mbi bazën e supozimeve ose...

Lajme të tjera

Web TV