Reja dhe Hysaj për ndeshjen me Bjellorusinë: Frikë forma fizike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në konferencën e zakonshme për shtyp një ditë para ndeshjes, trajneri i Kombëtares Eduardo Reja thotë se objektivi kundër Bjellorusisë është të fitojmë. Sipas teknikut italian në ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve më shumë i druhet gjendjes fizike të lojtarëve, ndërsa shton se përballë do të kenë një ekip kompakt dhe të përgatitur mirë.

Kush luan nesër? Nuk do të bëjmë eksperimente ndeshjen e nesërme. Do të luajnë lojtarët e zakonshëm që ju i njihni. Kemi humbur miqësoret që i kemi programuar në mars dhe qershor. Do të ketë kohë për lojtarët e rinj që t’i provojmë. Formacioni do të jetë ai që ka qenë në ndeshjet e fundit.

Shqetësimet- Më shqetëson gjendja fizike e lojtarëve. Jam i kënaqur për mënyrën si e kam gjetur grupin. Ka një armoni të mirë. Shqipëria ka punuar mirë. Kemi disa të rinj që kanë cilësi që mund të vlejnë për të ardhmen. Stërvitja është diçka tjetër, ndeshja është diçka tjetër. Ngelet për t’u parë si do të reagojë skuadra. Jam i kënaqur me atmosferën dhe përkushtimin në stërvitje.

Mungesa e Memushajt- Do të jetë e vështirë pa cilësitë e Memushajt. Mund të provojmë Laçin, por edhe ai ka pasur disa probleme fizike. Nëse nuk do të zgjedhim dot Laçin, do të zgjedhim Abrashin, i cili mund ta bëjë në atë rol.

Hysaj në treshen e mbrojtes? Nuk kam ndërmend ta vendos Hysaj në mbrojtje. Vrapon shumë është në formë të mirë, mund të bëjë fashën e djathtë shumë mirë. Te Napoli ka kaluar një fortë të mirë, shënoi gol dhe nuk kam ndërmend ta rreshtoj në treshen e mbrojtes.

Rikthimi i Sadikut- E kam marrë në konsideratë faktin që mund të luajë Sadiku me Cikalleshin. Sadiku lëviz shumë, ka njohje shumë të mirë me portën dhe është në formë të mirë. Kemi dhe Balajn që ka shfaqur një formë të mirë në stërvitje, shënoi 3 gola në miqësore. Nuk më shqetëson faza sulmuese, kam alternativa dhe lojtarë që gëzojnë formë të mirë.

Lexo edhe :  Fundi i një epoke, Kevin De Bruyne zyrtarizon largimin nga Manchester City pas 10 vitesh

Kundërshtari- Do ishte rezultat i mirë të merrnim 4 pikë në ndeshje. Luajmë kundër Bjellorusisë që ka nisur kampionatin dhe është në formë të mirë. Shpresoj që ta kompensojmë formën e mirë me dëshirën e madhe për të dhënë maksimumin.

Biseda me Dukën- Me presidentin folëm për situatën e tanishme dhe të pazakontë nga COVID, duhem që mos ndodhë gjë gjatë 90 minuta. Kam marrë një hajmali. Kemi 3 zëvendësime që për mua janë pak. Do ishte më mirë të kishim 5 zëvendësimet si në kampionatet e tjera.

Ndërkohë kapiteni Hysaj fillimisht deklaron se grumbullimi i fundit i ka ndihmuar lojtarët e rinj të ambientohen në kombëtare. Më tej futbollisti që luan me Napolin vë theksin të ndeshja me Bjellorusinë, ndërsa më pas do të mendohet për Lituaninë, që është tre ditë më pas në Air Albania.

Të fundit

Sentinelezët, fisi më i izoluar në botë/ Pse askush nuk duhet të vizitojë ishullin e tyre

Në orën 10 të mëngjesit të 29 marsit, Mykhailo Viktorovych, një YouTuber 24-vjeçar amerikan, zbarkoi me gomonen e tij në...

Soyuz MS-27 ulet në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës

Sot në mëngjes në orën 07:47 (me orën italiane) u nis një mision i ri në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS) . Astronauti i NASA-s Jonny Kim ka...

Pse obeziteti na heq kënaqësinë e të ngrënit?

Shpesh, të prekurit nga obeziteti konsumojnë sasi të mëdha ushqimi , por pa e shijuar atë : kjo nuk ndodh tek njerëzit me peshë normale, të cilët, edhe kur i...

Fjalim në italisht, pica e akullore/ Mbreti Charles feston përvjetorin e martesës në Romë

Mbreti Charles , në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Itali , mbajti një fjalim këtë pasdite para deputetëve të parlamentit italian. “Fatkeqësisht, jehona...

Thoma Gëllçi ironizon deklaratën e Agron Shehaj: Të mbyllim dhe parlamentin, pse jo

Pas videos së deputetit Agron Shehaj për uljen shpenzimeve në RTSH ka reaguar dhe ish-drejtori Thoma Gëllçi. Në statusin e tij Gëllçi në mënyrë ironike replikon me...

Lajme të tjera

Web TV