Anthony Fauci përgjigjet/ “Çdo lloj vaksine do të vrasë miliona njerëz”?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

E krijoi vetë koronavirusin? Dr. Fauci flet për herë të parë hapur: Më kërcënojnë bashkë me familjen, e vërteta është se…

Në një intervistë për “Der Spiegel”, Dr. Anthony Fauci, këshilltari mbi pandeminë i presidentit amerikan Donald Trump, flet mbi zemërimin e kundërshtarëve të tij, marrëdhënien e tij të vështirë me shefin e Shtëpisë së Bardhë, gabimet e bëra nga SHBA-ja gjatë përpjekjes për të frenuar përhapjen e Covid -19, dhe optimizmin e tij të kujdesshëm se një vaksinë do të jetë së shpejti në dispozicion.

Qarkullon një teori konspirative sipas së cilës ju e keni krijuar vetë koronavirusin, dhe se çdo lloj vaksine do të vrasë miliona njerëz. Teksa pandemia ka nxitur kërkime shkencore të jashtëzakonshme, ajo e ka gërryer nga ana tjetër edhe besimin tek shkenca. A është ky një dëm i pariparueshëm?

Dëmi është serioz, por shpresoj të mos jetë i pariparueshëm. Përveç ndarjeve politike, ne kemi edhe mendime ekstremiste, përfshirë teoritë e komplotit, disa prej të cilave janë krejtësisht të çuditshme.

Ka një polarizim kaq të fortë, saqë kur unë jap rekomandime se si ne mund ta rihapim vendin në një mënyrë të sigurt, ka disa njerëz që nuk bien dakord dhe nisin të më kërcënojnë. Pra më kërcënojnë fizikisht mua, fëmijët, familjen, gruan time. Kjo është një çmenduri.

A keni ndonjë ide se çfarë epidemie do të godasë planetin tonë në të ardhmen? Pas 10 vitesh do të takohemi sërish, dhe do të shohim nëse keni pasur të drejtë…

E vetmja gjë që është e parashikueshme tek pandemitë, është se ato do të ndodhin. Dhe e vetmja gjë që është plotësisht e paparashikueshme, është sesi do të jetë ajo. Dhe nuk kam për momentin as idenë më të mjegullt mbi këtë gjë. Shpresoj të mos jetë si kjo që po kalojmë tani.

Lexo edhe :  Ish-shefi i “Rrugores” i dhunoi kamerierin/Pronari i lokalit bën për spital Ardian Isufin

Pra, nëse do të kemi një pandemi tjetër, dhe historia na thotë se do të ndodhë, shpresoj të jetë relativisht jo shumë e rëndë, dhe që mund të mbahet lehtësisht nën kontroll. Por sido që të jetë, nuk do të kalojnë as 10 vjet. Ndoshta do ta shohim njëri-tjetrin shumë më shpejt./ Der Spiegel

 

Të fundit

Pse kemi nevojë për një Kod Penal të fortë? Kod që e ndan shtetin nga rrumpalla

Nga Fejzo Subashi Shqipëria ka nevojë urgjente për një Kod Penal të fortë, të drejtë dhe funksional. Kjo nuk do...

7 pyetjet e Veliajt/ Dumani: S’i përgjigjemi të pandehurve!

Kreu i SPAK, Altin Dumani nuk i përgjigjet 7 pyetjeve publike që u adresuan në një letër të hapur nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj pasi...

Japonia dhe Koreja e Jugut nën vapë ekstreme, mijëra njerëz përfundojnë në spitale

Autoritetet në Japoni dhe Korenë e Jugut kanë paralajmëruar banorët të marrin masa për të shmangur efektet e valës së nxehtësisë, e cila ka...

Transferimi i bujshëm tek Arsenali, Gyokeres thyen rekordin e fanellave të shitura

Fanella e Gyokeres thyen rekordin e shitjes pak ditë pas transferimit të tij tek Arsenali. Sulmuesi suedez e bëri realitet më në fund transferimin...

Vrau 3 civilë shqiptarë, Gjykata e Prishtinës dënon me 15 vjet burg Millosh Plleskoviç

Millosh Plleskoviç është dënuar më 15 vjet burgim nga Gjykata Themelore në Prishtinë, pasi u shpall fajtor për krime lufte kundër popullsisë civile gjatë...

Lajme të tjera

Web TV