Izrael/ Rekord infektimesh me koronavirus, mbyllen 30 “zona të kuqe”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas vendimit të autoriteteve izraelite për të vendosur mbylljen e 30 “zonave të kuqe” nga e hëna e fundit, të dhënat nga Ministria e Shëndetësisë konfirmojnë se niveli i infeksioneve është ende shumë i lartë.

Ditën e djeshme  u regjistruan 2766 persona me COVID-19.
Mediat lokale citojnë një studim nga universiteti “John Hopkins”, sipas të cilit, janë regjistruar 2156 infeksione në ditë për milion banorë, Izraeli është në vendin e parë në renditjen botërore, pasi ka kaluar edhe Brazilin (1887), Spanjën (1824) dhe SHBA (1272).

Një situatë alarmante gjithashtu është regjistruar në Gaza ku infeksionet u rritën në 577 në 24 orë, 116 më shumë se ditën e djeshme.

Numri i përgjithshëm i rasteve pozitive të regjistruara në Izrael është 125 755, nga të cilat 25 277 janë pacientë aktivë, si edhe 991 vdekje. Ru. Do/ Fjala

 

Të fundit

Shqiptarët kthehen nga Britania e Madhe, marrin 1200 paundë nga qeveria

Një azilkërkues i ri me një bluzë me kapuç blu u ul dhe deklaroi me një theks të rëndë...

Bisedat mes Franc Çopjas dhe Ervis Çelës zbulojnë metodat e trafikimit të armëve

Nanda e drejtuar nga Franc Çopja dhe Ervis Çela, e njohur për trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt Evropës, sipas përgjimeve të publikuara...

Mali i Zi i befason të gjithë: rezervon një vend, fle diku tjetër

“Ky lloj turizmi mund të reklamohet si një lojë surprizash - rezervoni dhe pastaj hamendësoni se ku do të flini”. Kështu e përshkruan Milloshi...

Pse milionerët po dynden drejt Dubait?

Pasanikët po dynden drejt Dubait në numër rekord, të tërhequr nga qyteti në shkretëtirë që ka politikë të zero taksave mbi të ardhurat dhe...

Policia Kufitare bllokon 26 mjete lundruese nga Komani në Ksamil

Policia Kufitare dhe ajo Detare po vijojnë monitorimin intensiv të hapësirës detare, liqenore dhe lumore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë. Gjatë kësaj jave,...

Lajme të tjera

Web TV