Kongresmeni Eliot Engel: Serbia duhet ta njohë Kosovën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Komisionit të Dhomës së Punëve të Jashtme, Kongresmeni Eliot Engel ka deklaruar se dialogu midis Kosovës dhe Serbisë duhet të përfshijë njohjen reciproke dhe të hapet rruga që të dyja vendet të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian dhe NATO.

Në një deklaratë të bërë ditën e mërkurë, dy ditë para takimit në Shtëpinë e Bardhë Engel theksoi se konflikti ka dëmtuar jetën e shumë njerëzve por që duhet të përfundojë njëherë e përgjithmonë.

“Zgjidhja përfundimtare e konfliktit duhet të përmbajë disa parime kryesore: Ajo duhet të çojë në njohje reciproke nga Kosova dhe Serbia. Duhet të hapë rrugën që Kosova dhe Serbia të hyjnë në të gjitha strukturat e Atlantikut të Veriut, duke përfshirë Bashkimin Evropian dhe NATO-n.

Mbi të gjitha, ajo duhet t’i japë Kosovës anëtarësim të plotë në Kombet e Bashkuara dhe organizata të tjera të rëndësishme ndërkombëtare në mënyrë që të mund të ecë përpara si vendet e tjera,” deklaroi Engel.

Kongresmeni u shfaq kritik për sjelljen e presidentit dhe qëndrimit që ka mbajtur në lidhje me këtë çështje, shkruan Exitnews.

“Presidenti serb Vuçiç, ka kundërshtuar vendosjen e njohjes reciproke në tryezë”, tha ai.

Engel theksoi se ndërsa diskutimi i bashkëpunimit ekonomik mund të sjellë rezultate pozitive për të dy vendet, “ky është një konflikt politik i cili kërkon një zgjidhje politike”.

Ai bëri thirrje për gjetjen dhe ndëshkimin e autorëve të përdhunimeve dhe krimeve të tjera të luftës në Kosovë gjatë kohës kur Presidenti Vuçiç ishte ministri i informacionit të regjimit Serb.

“Pas më shumë se dy dekadash armiqësie, unë shpresoj që të dy palët të angazhohen në mënyrë konstruktive me njëra-tjetrën dhe që Shtetet e Bashkuara të veprojnë si ndërmjetës i ndershëm për të ndihmuar vendet të bien dakord për dialog dhe të arrijnë paqen,” përfundoi Engel. /Er.Ke/Fjala.al/

Të fundit

“Kisha frikë!”/Qëlloi me armë zjarri gjatë sherrit në Laç, zbardhet dëshmia e 28-vjeçarit

Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja tragjike e një ditë më parë në Laç, ku mbetën të plagosur...

“71 mandate i kemi”, Rama nga Shkodra: Demokratët të mos votojnë që të mos u vijë turp

Kryeministri Edi Rama ka mbyllur turin elektoral për zgjedhjet e 11 majit me një miting në Shkodër, ku nuk i kurseu ironitë dhe akuzat...

Për herë të parë, Gigi Hadid publikon foton duke u puthur me Bradley Cooper

E gjitha nisi me një puthje pranë tortës së ditëlindjes. Në festën e saj të 30-vjetorit, Gigi Hadid konfirmoi publikisht lidhjen me aktorin e...

1 viktimë dhe 4 të plagosur në Laç? DETAJE: Sherri nisi pasi fërkuan pasqyrat e makinave

Detaje të reja janë zbarhdur nga hetimet në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Laç. Mësohet se i arrestuari Klevis Ndreca 28 vjeç...

Pogradec! Gruaja gjendet e vdekur në banesën e saj, dyshohet se është rrëzuar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Pogradec, teksa një e moshuar është gjetur e pajetë në banesën e saj. Mësohet se ngjarja...

Lajme të tjera

Web TV