Liga Profesioniste: Bojkoti mbetet në fuqi, lufta do të përshkallëzohet!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të enjte në mbrëmje, në mbledhjen e ligës së klubeve të Kategorisë Superiore të Shqipërisë, të zhvilluar në kryeqytetin e Bjellorusisë, Minsk, morën pjesë 9 klube nga 10 gjithsej. Pas një diskutimi të kujdesshëm dhe serioz, ne presidentët e klubeve vendosëm njëzëri dhe me unanimitet të plotë:

1.Të çojmë deri në fund luftën tonë për plotësimin e katër kërkesave drejtuar qeverisë një muaj më parë:
a. Të ulet TVSH në masën 6%.
b.Të falen gjobat dhe kamatëvonesat e detyrimeve tatimore, fiskale e të sigurimeve të prapambetura.
c. Efektet e pezullimit të tatimit mbi të ardhurat personale të lojtarëve, të shtrihen nga 2 në 10 vite.
d. Te miratohet Ligji i vërtetë i Sponsorizimeve, në vend të mashtrimit të qeverisë, që sot propagandohet si Ligj Sponsorizimi për Sportin.

2.Të apelojmë komunitetin e futbollit shqiptar, që debuton brenda e jashtë kufijve tanë shtetërorë, bashkësinë e sporteve të tjera, inteligjencën dhe shoqërinë shqiptare, të bashkohen me luftën tonë të drejtë e të ligjshme.

3.Ftojmë Qeverinë, në tavolinën e bisedimeve. Katër kërkesat tona janë një pjesë shumë e vogël e premtimeve gënjeshtare të kahershme e të përsëritura të qeverisë. Qeveria duhet të na dëgjojë dhe t’i plotësojë këto kërkesa minimale.

4.Ne nuk do tërhiqemi nga bojkoti ynë i kampionatit sa kohë nuk do dëgjohemi. Në datën 12 shtator kampionati ynë i Kategorisë Superiore nuk do të luhet. Ne do të protestojmë me qytetari e vendosmëri në bulevardet e Shqipërisë dhe nuk do të kthehemi më në fushat e blerta të stadiumeve, pa u përmbushur të katër kërkesat tona.

Ne do të bëjmë të njohur për opinionin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar gjendjen katastrofike të klubeve shqiptare për shkak të politikave të gabuara e të papërgjegjshme të shtetit dhe qeverisë shqiptare./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 1 shtator 2025, dollari amerikan blihet me 82.5 lekë dhe shitet me 83.8 lekë. Euro blihet me 97...

Sa do rritet detyrimi për taksën e ndërtesës. pishinat, pistat për gara e fusha futbolli

Rritja e çmimeve të referencës në rrethe të propozuara në projektvendimin e Ministrisë së Financave, pritet të sjellë automatikisht rritjen e detyrimit për të...

Britania nënshkruan marrëveshjen më të madhe për eksport anijesh luftarake me Norvegjinë

Mbretëria e Bashkuar ka arritur një marrëveshje në vlerë prej 10 miliardë paundësh për të furnizuar Marinën Norvegjeze me të paktën pesë fregata të...

Kush ishte Dhimitër Anagnosti, një nga regjisorët më të mirë shqiptarë të shek. XX

Pas një sëmundje të gjatë, ka ndërruar jetë Dhimiër Anagnosti, regjisori i njohur shqiptar. Por kush ishte Anagnosti, një nga regjisorët më të njohur shqiptarë...

Incident i rëndë në Australi, makina tenton të hyjë në konsullatën ruse

Një person është vënë në pranga në Australi pasi ka tentuar të hyjë me makinë në portat e konsullatës ruse në Sydney. Policia u thirr...

Lajme të tjera

Web TV