Marrëveshja Kosovë-Serbi, reagon kryeparlamentari Ruçi: Sukses historik, drejt njohjes së ndërsjelltë

Ka reaguar për nënshkrimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë dhe kryetari I Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Ruçi është shprehur se marrëveshja ekonomike mes dy shteteve është një sukses historik dhe se është një hap drejt marrëveshjes së ndërsjelltë./Jo.Be/Fjala.al

“Marrëveshja ekonomike midis Kosovës e Serbisë, sukses historik. Marrëveshja ekonomike, hap  drejt marrëveshjes politike e njohjes së ndërsjelltë. Mirënjohje Presidentit Trump për lidershipin vizionar dhe efektiv”, shkruan Ruci.