Ministri Çuçi “bëhet” çoban

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Bujqësisë, Bledi Çuçi përmes një postimi në rrjetet sociale ka ndarë me ndjekësit e tij disa momente nga vizita e tij e fundit në Zagori.

Çuçi vizitoi një fermë dhe vuri dhe një herë në pah punën dhe subvencionimet që po jep qeveria për të ndihmuar fermerët dhe është shprehur që blegtorisë do i jepet e njëjta shtysë si bujqësisë.

“Kjo fermë është subvencionuar këtë vit me fonde të buxhetit të shtetit me rreth 12 milionë lekë të vjetra. Pëllumb Koko është një prej rreth 5 mijë fermerëve që kanë përfituar mbështetje këtë vit pas aplikimit online me zero dokumenta në portalin E Albania. Skemën e mbështetjes me subvencion direkt për tufën bazë do ta shtrijmë përgjatë 3 viteve sepse duam që t’i japim blegtorisë një zhvillim të ngjashëm me atë që ka sot prodhimi bujqësor”, ka shkruar në facebook Çuçi.

Mes fushash ku kullosin bagëtitë, Çuçi fton të gjithë shqiptarët ta vizitojnë Zagorinë e Çajupit dhe shkruan që Shqipëria është e pasur me me burime të shumta.

Postimi i plotë i ministrit Çuçi

Në Zagori, mes një natyre të mrekullueshme që frymëzoi aq shumë shkrimtarin tonë të shquar Andon Zako Çajupi, ndodhet edhe një nga fermat më të mëdha blegtorale në vend, me mbi 1 mijë krerë dele e dhi. Kjo fermë është subvencionuar këtë vit me fonde të buxhetit të shtetit me rreth 12 milionë lekë të vjetra. Pëllumb Koko është një prej rreth 5 mijë fermerëve që kanë përfituar mbështetje këtë vit pas aplikimit online me zero dokumenta në portalin E Albania. Skemën e mbështetjes me subvencion direkt për tufën bazë do ta shtrijmë përgjatë 3 viteve sepse duam që t’i japim blegtorisë një zhvillim të ngjashëm me atë që ka sot prodhimi bujqësor. Shqipëria i ka të gjitha kushtet, me kullota të pasura e burime të shumta ujore, për të krijuar një zhvillim të qëndrueshëm të blegtorisë. Kjo fermë fantastike dhe vetë fusha e Çajupit janë gjithashtu një atraksion turistik që duhet ta vizitoni patjetër./Jo.Be/Fjala.al

Lexo edhe :  6.6 milionë turistë kanë hyrë në Shqipëri deri në korrik

Të fundit

Horoskopi ditor, 27 Gusht 2025

Dashi Ambient mjaft i ngrohte sot për ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni me afër se kurrë me...

Korçë, makina përplas këmbësoren me pasojë jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën që të çon drejt fshatit Voskop. Sipas informacionit paraprak, një automjet ka përplasur një këmbësore që...

Anglishtja, kusht për shoferët e kamionëve!

Administrata amerikane ka paralajmëruar se disa shtete mund të përballen me ndërprerje të fondeve federale nëse nuk zbatojnë rregullat e reja. Departamenti i Transportit bëri...

Putin “zbret” në festivalin e Venecias, Gaza dominon eventin

Venecia ka shtruar tapetin e kuq dhe është gati të mirëpresë ajkën hollivudiane, në edicionin e 82-të të festivalit prestigjoz të filmit. Yje të kinemasë,...

Piktura holandeze e vjedhur nga nazistët gjendet në Argjentinë

Më shumë se 80 vjet pasi u vodh nga nazistët nga një tregtar i artit hebre në Amsterdam, një portret i një mjeshtri italian...

Lajme të tjera

Web TV