Zbardhet dokumenti ja pikat që u nënshkruan sot në Shtëpinë e Bardhë nga Kosova dhe Serbia

Kosova dhe Serbia nënshkruan ditën e sotme marrëveshjen historike në Uashington. Në këtë marrëveshje thuhet se Kosova dhe Serbia janë pajtuar për normalizimin ekonomik mes dy vendeve.

Një ndër pikat e nënshkruara është dhe e ashtuquajtura Zona e Mini-Shengenit. Gjithashtu në të thuhet se të dy vendet do të bashkëpunojnë me SHBA për “Hekurudhën e Paqes”, për lidhjen mes Prishtinës, Merdarës dhe Nishit.

Një pikë e rëndësishme për të cilën palët kanë rënë dakord është se Kosova është pajtuar që për një vit të shtyjë kërkesat për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, ndërsa Serbia për një vit të pezullojë fushatën dhe lobimin kundër njohjes së shtetit të Kosovës.

Re.Gu/Fjala.al