Itali/Arrestohen dy shqiptarë, shisnin lëndë narkotike përmes porosive online

Dy shqiptarë në L’Aquila të Italisë, janë arrestuar pasi kryenin porosi online nga celulari i tyre dhe shisnin lëndë narkotike të llojit kokainë.

Sipas mediave italiane,  ata merrnin deri 100 euro për një gram të drogës që shisnin.

Madje, shqiptarët akuzohen edhe për rezistencë ndaj efektivëve të policisë, pasi kur u ndaluan, janë konfliktuar me karabinierët.

Shqiptarët e arrestuar janë 30 dhe 29 vjeç me inicialet A.P dhe B.D. Të dy prej kohësh jetonin në L’Aquila./Fjala.al/Ke.Ba