Një ditë më parë Kosova u njoh e pavarur edhe nga Izraeli duke çuar listën në 117 shtete që kanë njohur pavarësinë e saj.
Kështu Izraeli i ka dhënë fund hamendësimeve disavjeçare dhe dha sinjalin e pritshëm dhe pozitiv të njohjes së Kosovës, e cila është një prej njohjeve më të rëndësishme të viteve të fundit.
Kësisoj, Kosova dhe Izraeli kanë vendosur marrëdhënie diplomatike. Dhe kjo ka ndodhur në një moment të rëndësishëm të Kosovës dhe Serbisë, ku kryeministri Hoti dhe Presidenti Vuçiç ndodhen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të diskutuar shumë çështje.
Njohja ndërkombëtare e pavarësisë dhe e sovranitetit të Kosovës do të mbetet prioritet i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Procesi i njohjes së Kosovës ka treguar se shteti i Kosovës është një realitet i pandryshueshëm dhe një faktor i domosdoshëm i paqes dhe i stabilitetit në rajon.
Më së miri kjo dëshmohet nga fakti i njohjes formale të Kosovës nga të gjitha vendet fqinje (me përjashtim të Serbisë), shumica dërrmuese e shteteve nga rajoni dhe komunitetit Euroatlantik.
Arritjet e deritanishme janë një meritë e diplomacisë proaktive dhe dinamike të Kosovës, por edhe një meritë e partnerëve tanë ndërkombëtarë që kanë mbështetur procesin e njohjes dhe kanë lobuar në emër të Kosovës.
Kosova deklaroi pavarësinë me 17 shkurt 2008. Menjëherë pas shpalljes së pavarësisë, u dërguan letra në drejtim të të gjitha qeverive të botës për njohjen e saj.
Njohjet e para filluan menjëherë pas disa orësh, ndërsa më 18 shkurt 2008, Afganistani ishte shteti i parë që njohu Kosovën shtet të pavarur.
Më 8 mars 2008, ministri i parë i jashtëm që e vizitoi Kosovën ishte Carl Bildt, Ministër i Jashtëm i Suedisë.
Pavarësia e Kosovës është njohur deri me tani zyrtarisht nga 117 shtete. Gazeta “Fjala” ua sjell të gjitha shtetet dhe datat kur këto shtete zyrtarisht kanë pranuar pavarësinë e Kosovës.
Shteti dhe Dita e pranimit
- Afghanistan 17 Shkurt 2008
- Frankreich 18 Shkurt 2008
- United States of America 18 Shkurt 2008
- Costa Rica 18 Shkurt 2008
- Albanien – Shqipëria 18 Shkurt 2008
- Türkei 18 Shkurt 2008
- England 18 Shkurt 2008
- Australien 19 Shkurt 2008
- Senegal 19 Shkurt 2008
- Deutschland – Germany 20 Shkurt 2008
- Lettland 20 Shkurt 2008
- Dänemark 21 Shkurt 2008
- Estland 21 Shkurt 2008
- Italien 21 Shkurt 2008
- Luxemburg 21 Shkurt 2008
- Peru 22 Shkurt 2008
- Belgien 22 Shkurt 2008
- Polen 26 Shkurt 2008
- Schëeiz – Sëitzerland 27 Shkurt 2008
- Österreich 28 Shkurt 2008
- Irland 29 Shkurt 2008
- Island 29 Shkurt 2008
- Schweden 04 Mars 2008
- Niederlande 04 Mars 2008
- Slowenien 05 Mars 2008
- Finnland 07 Mars 2008
- Japan 18 Mars 2008
- Kanada 18 Mars 2008
- Monaco 19 Mars 2008
- Kroatien 19 Mars 2008
- Ungarn 19 Mars 2008
- Bulgarien 20 Mars 2008
- Norwegen 28 Mars 2008
- Republik Korea 28 Mars 2008
- Liechtenstein 28 Mars 2008
- Marshallinseln 17 Prill 2008
- Nauru 23 Prill 2008
- Burkina Faso 24 Prill 2008
- Litauen 06 Maj 2008
- San Marino 11 Maj 2008
- Tschechische Republik 21 Maj 2008
- Liberia 30 Maj 2008
- Sierra Leone 13 Qershor 2008
- Kolumbien 07 Gusht 2008
- Belize 07 Gusht 2008
- Malta 21 Gusht 2008
- Samoa 15 Shtator 2008
- Portugal 07 Tetor 2008
- Montenegro 09 Tetor 2008
- Macedonien 09 Tetor 2008
- Vereinigte Arabische Emiraten 14 Tetor 2008
- Malaysia 01 Nentor 2008
- Mikronesien 05 Dhjetor 2008
- Panama 16 Janar 2009
- Malediven 19 Shkurt 2009
- Palau 09 Mars 2009
- Gambia 07 Prill 2009
- Saudi Arabien 20 Prill 2009
- Die Komoren 19 Maj 2009
- Das Königreich Bahrain 19 Maj 2009
- Das Königreich Jordanien 08 Korrik 2009
- Die Dominikanische Republik 11 Korrik 2009
- Neë Zealand 09 Nentor 2009
- Republika e Malavit 14 Dhjetor 2009
- Republika Islamike e Mauritanisë 12 Janar 2010
- Mbretëria e Suazilandisë 12 Prill 2010
- Republika e Vanautusë 28 Prill 2010
- Republika e Xhibutit 12 Maj 2010
- Somalia 20 Maj 2010
- Hondurasi 03 Shtator 2010
- Kiribati 25 Tetor 2010
- Tuvalu 19 Nentor 2010
- Katari 12 Janar 2011
- Guinea-Bissau 14 Janar 2011
- Omani 04 Shkurt 2011
- Andorra 08 Qershor 2011
- Republika e Afrikës Qendrore 22 Korrik 2011
- Nigeri 16 Gusht 2011
- Guinea 16 Gusht 2011
- Republika e Beninit 18 Gusht 2011
- Santa Lucia 19 Gusht 2011
- Republika e Gabonit 15 Shtator 2011
- Nigeria 13 Shtator 2011
- Bregu i Fildishtë 20 Shtator 2011
- Kuvajti 11 Tetor 2011
- Gana 23 Janar 2012
- Haiti 10 Shkurt 2012
- Uganda 10 Shkurt 2012
- Sao Tome dhe Principe 23. Mars 2012
- Brunei 25. Prill 2012
- Republika e Çadit 01. Qershor 2012
- Papua Guinea e Re 28 Tetor 2012
- Timori Lindor 10. Nentor 2012
- Republika e Fixhit 22 Nentor 2012
- Burundi 28 Tetor 2012
- Saint Kitts dhe Nevis 22 Nentor 2012
- Dominika 11 Dhjetor 2012
- Pakistani 24 Dhjetor 2012
- Guajana 16 Mars 2013
- Jemeni 13 Qershor 2013
- Egjipti 26 Qershor 2013
- Tajlanda 26 Shtator 2013
- Grënada 26 Shtator 2013
- Libia 26 Shtator 2013
- El Salvadori 04 Tetor 2013
- Tonga 20 Januar 2014
- Mbretëria e Lesotos 12 Shkurt 2014
- Tanzania 3 Prill 2014
- Togo 02 Korrik 2014
- Ishujt Solomon 13 Gusht 2014
- Antigua dhe Barbuda 20 Maj 2015
- Surinami 22 Korrik 2016
- Singapori 1 Dhjetor 2016
- Bangladeshi 27 Shkurt 2017
- 115.Madagaskari 25 nëntor 2017
- 116.Barbadosi 15 shkurt 2018
- 117.Izrael 4 shtator 2020/Blerina Balliu/Fjala.al