Nëna e tre fëmijëve e arrestuar rekrutonte dhe martonte të rinjtë, për t’i çuar më pas luftëtarë të ISIS

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një grua, nënë e tre fëmijëve është arrestuar pasditen e së premtes në Tiranë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia për terrorizëm.

Burime për “Fjala” bënë me dije se në pranga ka rënë Lubjana Gjeçaj pranë zonës së Unazës së Madhe, në një operacion ku morën pjesë edhe homologët italian.

Nëna e tre fëmijëve dyshohet se ka qenë pjesë e një grupi radikal në shtetin fqinj ku pritet të ekstradohet pas disa ditësh e ku do të përgjigjet përpara drejtësisë për akuzat e ngritura.

Një krushqi e lidhur në vitin 2014 mes familjes së një vajze të re italiane dhe një shqiptari me origjinë nga Laçi u shndërrua në një celulë terroriste që rekrutonte luftëtarë për ISIS-in (shtetin islamik).

Pas 8 muajve hetime në 2014, në një operacion të gjerë të shtrirë në disa qytete në Itali dhe në Lushnjë të Shqipërisë, 10 persona ranë në pranga (4 italianë, 5 shqiptarë dhe 1 kanadez).

Pjesë e këtij grupi ishte Baki Çoku, Dritan Gjeçaj, Aldo Kobuzi, Arta Kakabuni, dhe Lubjana Gjeçaj, e arrestuar pasditen e së premtes në Tiranë.

Ky grup i strukturuar kriminal, kryente martesa mes të rinjve dhe i dërgonte ata në Turqi, dhe më pas në Siri për të luftuar për të ashtuquajturin Shteti Islamik.

Pas marrjes së informacionit për vendndodhjen e 43-vjeçares në Shqipëri në zonën e Unazës së Madhe, efektivë shqiptarë dhe italianë rrethuan banesën ku strehohej shqiptarja, duke e prangosur. Për disa ditë ajo do të ekstradohet për në Itali, ku edhe do të japë “llogari” para drejtësisë./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Emigranti nga Suedia ankohet: Vota ime në Shqipëri nuk është e fshehtë!

Një emigrant shqiptar që jeton në Suedi ka ngritur shqetësime serioze mbi procesin e votimit në Shqipëri, duke e...

“Nuk bëhet kryeministër dhe shton serbofobinë”, Lista Serbe akuzon Kurtin për provokim

Lista Serbe ka reaguar për hapjen e zyrave postare në Leposaviç dhe Zveçan, duke akuzuar kryeministrin në detyrë Kurti, për provokim dhe tentativë për...

“Askush nuk më ndalon dot”, intervista e rrallë e Donald Trump: Kisha shumë të korruptuar

Presidenti Donald Trump pranoi të jepte një intervistë me “The Atlantic”, kryeredaktori i së cilës, Jeffrey Goldberg, u përfshi pa dashje në një bisedë...

Futboll shqiptar, Pogradeci mund Besën dhe siguron finalen e “play-out”-it ndaj Tiranës

Pogradeci ka siguruar finalen e “play-out”-it ndaj Tiranës për një vend në “Abissnet Superiore”, pasi mposhti Besën në finalen e “play-off”-it të Kategorisë së...

“Vota për mua jua kthen lekët te xhepi”, Basha në njësinë 10: Kthejmë shpresën

Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, i shoqëruar nga kandidatët për deputetë Neli Demi, Diana Toma, Irsida Shehi, ka zhvilluar takime me qytetarë...

Lajme të tjera

Web TV